Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > dokumenti > 31 janar – “click day”

31 Janar – “Click Day”

Publikuar 12.1.2011

Qeveria Italiane  ka miratuar  “Dekretin e Flukseve” i cili autorizon hyrjen e 98.080 punonjësve extrakomunitare josezonalë,me banim” jashtë Italisë. Shtetasi i huaj jokomunitar për të cilin kërkohet nulla osta duhet të ndodhet jashtë Italisë ose të ndodhet në Itali rregullisht me lejeqëndrimi për arsye të tjera dhe ne kete rast dekreti parashikon mundësinë e konvertimit të disa lejeqëndrimeve (për studime, për stazh, për kurse profesionale, për punë sezonale etj) në leje për punë të varur ose të pavarur.

Click Day

Dekreti i ri i flukseve që do të autorizojë hyrjen e 98.080 punonjësve, 52.080 vende janë rezervuar për punonjësit e varur, në të gjithë sektorët, nga vendet që kanë marrëveshje me Italinë (Shqipëria – 4.500, Algjeria – 1.000, Bangladeshi – 2.400, Egjipti – 4.000 , Filipinet – 4.000 Gana – 2.000, Maroku – 4.500, Moldavia – 5.200, Nigeria – 1.500, Pakistani – 1.000, Senegali – 2.000, Somalia - 80, Sri Lanka – 3.500, Tunizia – 4.000, Indi,  Peru dhe Ukrain – 1.800, Nigeria e Gambia – 1.000).


30 mijë vende janë rezervuar për punonjësit shtëpiakë (bashkëpunëtorë shtëpiakë, kujdestarë për të moshuar dhe fëmijë), pa kufizim kombësie. Dekreti parashikon edhe konvertimin e leje-qëndrimeve për studim në leje-qëndrime për punë.


16.000 vende te disponushem per rastet të konvertimit te leje qendrimit ose per raste specifike hyrje ne Itali (4000 vende për jo-shtetasit e BE - së cilët kanë përfunduar një program trajnimi apo jane jashtë vendit dhe jane arsimuar në vendin e origjinës dhe 500 vende per pasardhësit te nivelit te tretë afersie familjare të qytetarëve rezident italian në Argjentinë, Uruguaj dhe Brazil)

Proçedura e aplikimit
Edhe këtë herë punëdhënësit mund ta paraqesin kërkesën vetëm nëpërmjet Internetit (proçedure telematike - www.nullaostalavoro.interno.it )dhe prenotimet mund të bëhen derisa të ketë vende, duke u renditur sipas kohës së paraqitjes së kërkesës. Pra, një i ashtuquajtur “click day”, kur edhe një herë do të fitojnë më të shpejtët dhe ata më me fat, duke lënë jashtë pjesën më të madhe të ndërmarrjeve dhe familjeve që do të marrin pjesë në këtë garë.

Kur mund të dergohen kerkesat?
Me 31 janar, nga ora 08.00, duhet të nisë paraqitja e 52.080 kërkesave për punësimin e punonjësve nga vendet që kanë lidhur marrëveshje me Italinë dhe që renditen në nenin 2 të dekretit të flukseve.

Me 2 shkurt, nga ora 08.00,duhet të nisë paraqitja e 30.000 kërkesave për punësimin si bashkëpunëtorë shtëpiakë të punonjësve nga vendet që nuk kanë marrëveshje me Italinë (sipas nenit 3 të dekretit);

Me 3 shkurt, nga ora 08.00,duhet të nisë paraqitja e të gjitha kërkesave të tjera të parashikuara në nenet 4, 5 dhe 6 të dekretit të flukseve, edhe kërkesat për konvertimet duhet të paraqiten të gjitha më datë 3 shkurt 201


Kushtet per punesimin dhe paraqitjen e  kerkeses

Strehimi/vendbanimi: punëdhënësi duhet të specifikojë rregullimin e punonjësit për strehim dhe të tregojë përshtatshmërinë e strehimit. Duhet te jetë i sqaruar fakti nëse është siguruar strehimi nga punëdhënësi apo, nëse kjo ndodh pa pagesë ose me pagese.

Të ardhurat ekonomike te punedhenesit: Per punësimin i një punonjësi për në shtëpi (bashkëpunëtor shtëpiak, kujdestar për fëmijë ose për të moshuar), punëdhënësi duhet të dëshmojë se ka të ardhura vjetore të barabarta ose më të mëdha se të paktën dyfishi i pagës, plus kontributet përkatëse, që i takon  punonjësit që dëshiron të marrë në punë.Nëse kërkohet punësimi i një kujdestari për vete ose për një të afërm në rast sëmundjesh ose kufizimesh të rënda fizike që kufizojnë vetëmjaftueshmërinë nuk ka nevojë të dëshmohet aftësia ekonomike. Duhet paraqitur vetëm një dëshmi e lëshuar nga një strukturë shëndetësore publike ose që ka konvencion publik e cila vërteton sëmundjen ose kufizimin. Ka rëndësi të dihet që në rast se punëdhënësi nuk ka të ardhura të veta ose ka të ardhura të pamjaftueshme për të paraqitur kërkesën, ligji parashikon mundësinë e llogaritjes bashkërisht të të ardhurave më të afërmit që jetojnë ose nuk jetojnë me të (të afërm brenda shkallës së parë). Ndersa per kompanite apo punedhenesit privat:për punësimin e një punonjësi të varur ligji nuk parashikon një parametër të caktuar dhe verifikimi i aftësisë ekonomike të ndërmarrjes i lihet “në dorë” zyrës që shqyrton kërkesat. Gjatë shqyrtimit në fakt vlerësohen një sërë faktorësh: numri i kërkesave të paraqitura; respektimi i kushteve të kontratës kolektive të punës së aplikuar për marrëdhënien e punës; kostot për pagat dhe kontributet e parashikuara nga normat në fuqi; nevojat e ndërmarrjes, ta ardhurat e aktivitetit; xhiroja e ndërmarrjes; numri i punonjësve që punojnë atje etj. Nëse ndërmarrja është krijuar së afërmi dhe nuk ka paraqitur ende deklaratën e të ardhurave dhe bilancin, vlerësohen faktorë të tjerë si për shembull hipotezat e faturimit apo gjendja kontabël, financiare apo ajo e pasurive. Në çdo rast, pavarësisht nga të ardhurat e punëdhënësit, punëmarrësi duhet t'i jepet një pagë minimale jo me e ulet sesa ajo e parashikuar nga kategoria kombëtare kolektive te kontratave te punes, dhe orari i punës nuk duhet të jetë më pak se 20 orë në javë.

Pas paraqitjes se kerkeses

Vendet në dispozicion janë gjithmon shumë më të ulëta sesa kërkesat e dërguara nga ana e punëdhënëseve. Aplikimet konsiderohen ne bae të mbërritjes se kerkeses , kjo është arsyeja pse ju duhet ta dërgoni kërkesën në kohën e duhur që nga minutat në fillim të kohës dhe datën e specifikuar në dekret. Aplikimi shqyrtohen nga Sporteli per Emigracionin përmes një hetimi te dokumentave dhe te dhenave te dorezuara me kerkesen, ne bashkepunim me zyren lokale te punes dhe departamentit e policisë. Zyra e emigracionit (sportello unico per l'immigrazione) mund ti kërkojë punëdhënësit dokumente shtesë nëse konsiderohet e paqartë ose te pamjaftueshme e informacionetnë kërkesë. Në përfundim të hetimi dhe verifikimit (40 ditë ose edhe më shumë se një vit per nje praktikë) zyra e emigracionit leshon ose refuso lejen per punesim (nulla osta) dhe paralajmëron përfaqësuesine italiane të vendit te origine se punetorit. Leja per punesimi i dorezohet punedhenesit ose ne qofte se eshte kerkuar ne kerkesen, dergohet prane zyrave te perfaqesise italiane ne vendin e punetorit. Punetori me ane te leje punesimit (nulla osta) mund te kerkoje prane ambasades italiane te vendit te tij vize per motiv pune. Kini kujdes: leja per punesim (nulla osta) do te jete e vlefshme vetem per gjashte muaj.