Fshatra te vjeter dhe kështjella të Ligurias dhe PiemontesProjekti “Fshatra te vjeter dhe kështjella të Ligurias dhe Piemontes” lind nga një marrëveshje ndërmjet shërbimeve turistike lokale (Stl), komunës së Astit, Alesandrisë, Albës dhe Cuneos dhe revistës gjermane Motoradd. Më shumë së 24 itinerare të menduara për “Piemonte dhe Liguria në lëvizje” për të sjellë motoçiklistë nga Gjermania, Austria dhe Zvicra, për të zbuluar kështjellat dhe fshatrat e vjetra të Ligurias, Astigianos, Alessandrinos, të Langheve dhe të Roeros. [
1.4.2010]
[KëtuTO ]Salloni ndërkombëtar i librit 2010Prej të enjtes, 13 Majit deri të hënën më 17 Maj do të hapin dyert gjashtë pavione me 27 salla takimesh, që do të presin më shumë se 1400 botues dhe mbi 300 000 vizitorë. Një nga manifestimet më të mëdha të këtij sektori në Europë, Salloni përfaqëson jo vetëm librarinë më të madhe në Itali dhe Mesdhe, por një festival të vërtetë kulturor që parashikon mbi një mijë botime, takime, debate dhe spektakël. [
1.4.2010]
[KëtuTO ]Aventura Lenci ekspozohet në TorinoFabrika e madhe torineze Lenci shfaqet nëpërmjet një koleksioni vazosh, statujash dhe objektesh arreduese që i përkasin viteve njëzetë dhe tridhjetë, dhe që ekspozohet në Palazzo Madama në Torino, prej 23 Marsit deri më 27 Qershor. Për Lencin kanë punuar artistë si Giovanni dhe Ines Grande, Mario Sturani dhe Claudia Formica, duke u pëlqyer nga borgjezia e lartë torineze e atyre viteve dhe duke i bërë produktet e veta një status symbol të vërtetë të epokës. [
1.4.2010]
[KëtuTO ]Gran Tour 2010Prej 10 Prillit deri në muajin Nëntor janë 150 itinerare të Gran Tour, nisme e promovuar nga Shoqata :Torino Qytet- Kryeqytet Europian, dhe i financuar nga Rajoni i Piemontes, Provinca e Torinos, Qyteti i Torinos, Fondacioni i San Paolos dhe Fondacioni CRT. Udhëtime që të çojnë në zbulimin e Piemontes nëpërmjet rrugëve jo të zakonshme apo zakonisht jo të perdorshme për publikun e të hapura me këtë rast për pjesëmarrësit në kete nismë. [
1.4.2010]
[KëtuTO ]Muzeu OlimpikI strukturar si një libër i madh virtual, muzeu mbledh të gjitha fytyrat dhe simbolet që e bënë të madh këtë manifestim. Një hapësirë veçanërisht e rëndësishme i është rezervuar pishtarit olimpik të Pininfarina, ku tregohen të gjitha fazat për të arritur në formën përfundimtare. [
30.3.2010]