Shtegtimi i katolikeve ne Castiglione TinellaPelegrinazhi organizohet çdo vit nga Dom Pasquale Ferraro dhe në të marrin pjesë bashkeqytetarë shqiptarë nga Torino, Cuneo, Savigliano, Saluzzo, Alba dhe nga zona të tjera të Piemontes. Pas një ecjeje të shkurtër e cila shoqërohet me këngë e lutje, vijon mesha e shenjtë në gjuhën shqipe e kryesuar nga prifti arbëresh Dom Ferraro. Pas meshës, një kokteil mes të pranishmëve, u jep atyre mundësine për takime e përshendetje të përzemërta ndërmjet tyre.
Galleria fotove nga pelegrinazhi i sotëm në Castiglione Tinella
[
7.5.2012]