Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > artikuj ne shtypin italian > la stampa: të kthehesh apo të mos kthehesh

La Stampa: Të kthehesh apo të mos kthehesh

Publikuar 23.2.2011

Nga Massimo Gramellini
Per Edicionin ne Gjuhen Shqipe e perktheu: Enta Zejnati
Elena shkruan: “Para dhjetë vjetësh, bashkë me të dashurin tim të atëhershëm, u nisa për në Londër. Duhet të qëndroja vetëm një vit, të merrja një master e të kthehesha në shtëpi, në Torino. Por nuk ndodhi kështu. Një bursë studimi e fituar rastësisht më bindi të ndiqja një doktoraturë që në Itali as në ëndërr nuk do e kisha parë. Pas dhjetë vjetësh masterin e kam, doktoraturën ende jo (nuk  është e thjeshtë të bësh punë kërkimore dhe të punosh me orar të plotë). Tani jam martuar: ai është anglez. I mrekullueshëm. Ama nuk më mjafton. Dua të kthehem. Ç’të bëj me rrogën e majme që marr këtu (3000 euro), nëse e paguaj me trishtimin e vazhdueshëm? Më mungon familja ime. Sheshet. Hajatet, zërat, Alpet, gjithçka. Edhe për çunat e babit më ka marrë malli!!! Janë më mirë sesa hoodies* anglez. Im shoq është pa punë dhe mund të më ndjekë. Në Torino mbase do merrja vetëm një mijë lireta në muaj. Por tani do më ngjante si të kisha fituar llotarinë.  Është e çuditshme, vetëm një gërmë, I-ja që në anglisht do të thotë Unë, bën ndryshimin ndërmjet Torno** dhe Torinos... Të lutem, më ndihmo të hap sytë”.

Massimo Gramellini La Stampa-2
    Massimo Gramellini La Stampa

E dashur Elena, jam dakort me ty për Alpet, sheshet, hajatet (unë do shtoja edhe çokollatën e ngrohtë dhe paninet e ëmbla me speca dhe sardele). Por e kemi moralin përtokë e as morali nuk është se qëndron më lartë. Regres, korrupsion, papunësi janë miazma që i ndjen edhe aty, por këtu ka edhe një strukturë shoqërore që ndrydh talentet dhe shfaq një klasë politike të paaftë në gjithçka. Përfundimi më ngjan i qartë. Fluturimi i parë Londër-Torino niset në 6.55: eja të na bësh zgjimin.

 *Hoodie– Bluza me kapuç. Këtu, personat që mbajnë këto lloj bluzash.

**Torno – Kthimit.