Mund te udhetojne pa vize vetem ne raste turizmi, pune, misonesh te ndryshme, gara sportive 3-mujore, por nqs do te punojne duhet gjithmone te kalojne nepermjet Vizes per Pune ne Perfaqesite diplomatike te vendeve te BE ne vendet e origjines (ne baze te dokumentit te autorizimit per pune).
Tani per tani qendron akoma detyrimi i vizes per Bosnje Hercegovinen dhe Shqiperine: problemi i ketyre vendeve qendron akoma ne luften kunder korrupsionit dhe kriminalitetit te organizuar, politikat per rregullimin e emigracionit, por mbi te gjitha mungesat ne paisjen e qytetareve me pashaporta biometrike. Mbetet jashte edhe Kosova, e cila deri tani eshte njohur vetem nga 22 shtete te Bashkimit Europian. Komisioni europian mund te rishikoje dhe njehere propozimin e ri mbi liberalizimin e vizave nga mesi i vitit 2010.
Aktualisht Zona Shengen perbehet nga 25 shtete, me sakte nga Italia, Belgjika, Franca, Gjermani, Luksemburgu, Vendet e Uleta , Portugalia, Spanja, Austria, Greqia, Danimarka, Finlanda, Suedia, Islanda, Norvegjia, Sllovenia, Estonia, Letonia, Lituania, Polonia, Republika Ceke, Sllovakia, Hungaria dhe Malta.