Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet

Vizita në Torino e Presidentit Topi

Publikuar 20.10.2008

Dita torinese e Presidentit dhe e delegacionit që e shoqëronte filloi me pritjen në aeroportin “Sandro Petrini” (galeria fotografike) nga ana e Prefektit Paolo Padoin. Më pas një vizitë tek Kryetari i Bashkise, Sergio Chiamparino, shkëmbim dhuratash dhe nje pershëndetje publike (galeria fotografike)nga podiumi i Sallës së Këshillit Komunal të Qytetit. Ne pritje mori pjese edhe Kryetari i Keshillit Komunal, Beppe Castronovo si dhe Zevendes Kryetari, Michele Coppola, Asesori i Relazioneve Internacionale, Michele Dell’Utri si dhe keshilltaret komunal, Cristiano Bussola, Ennio Galasso e Domenico Gallo.

Nga sheshi përpara bashkisë, delegacioni i shoqëruar nga prefekti i Torinos, u spostua neper rrugët e qendrës së Qytetit (galeria fotografike) drejt Pallatit të Rajonit të Piemontes; pas takimit me Presidenten e Rajonit, dhe shkëmbimit reciprok të dhuratave, presidenti Topi dhe Presidentja Bresso, dolen ne një konferencë shtypi(galeria fotografike) ku iu përgjigjen pyetjeve te gazetarëve.

Dreka në Sallën e Pritjes në Jolly Hotel Ambasciatori, ishte e rezervuar me Përfaqësues të Shoqatave Shqiptare dhe Arbëresh të Piemontit (galeria fotografike) të inkuadruara në FIAP. Presidenti ne te gjitha takimet istitucionale dhe private, theksoi rolin e rendesishem qe komuniteti shqiptar ne Itali, luan ne forcimin e raporteve midis dy vendeve.”Konstatova me kenaqesi”, tha Zoti Topi, “qe edhe imazhi i shqiptareve ne Itali, eshte shume pozitiv, dhe problemet e fillimit tashme i kemi lene pas. Ketu ne Piemonte, kemi nje nga komunitetet me te integruara dhe ky nuk eshte vetem perceptimi im por edhe i autoriteteve vendore, me te cilat jam takuar gjate kesaj vizite. Natyrisht, kjo gje me kenaq pa mase”.

Rreth orës 15, Presidenti u prit nga një numër i madh sipërmarrësish Shqiptarë dhe Italiane, si dhe nga personalitete të botës ekonomike dhe financiare të Torinos dhe së bashku me prefektin e Torinos, kryetarin e Dhomes se Tregetise se Tiranes, prof. Gjoke Uldedaj dhe Ambasadorin e Jashtezakonshem dhe Fuqiplote te Republikes se Shqiperise, zotin Llesh Kola, inauguruan Zyrën e Përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës.(galeria fotografike)

Në përfundim te ceremonisë inauguruese, Presidenti Topi lëvizi drejt Universitetit te Torinos, ne via Verdi 8 dhe u prit aty nga Rektori Ezio Pelizzetti dhe nga Dekanë të fakulteteve të ndryshme. (galeria fotografike)Pas bisedës me ta mbajti nje Lectio Magistralis për studentët në Aula Magna. Te nesermen, ishte Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule dhe Rektori i Universitetit te Torinos, Ezio Pelizzetti qe nenshkruan Memorandumin e Bashkepunimit midis dy Universiteteve. Marreveshja eshte e fokusuar fillimisht ne fushen juridike, e cila, siç shprehet Rektori Kule, 'eshte nje fushe shume e rendesishme ne kete faze te zhvillimit te vendit tone'.

Mbasditja vazhdoi me një takim organizuar nga Grupi Intesa Sanpaolo në selinë e piazza San Carlo, ku u fol për intensifikimin dhe forcimin e marrdhënieve ekonomike dhe financiare mes dy vendeve. Në të morën pjesë përfaqësues të organizatave më të mëdha te sipërmarrësve italianë si: Confindustria, Confcommercio, CNA, API, dhe u diskutua mbi disa aspekte të rëndësishme të zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe financiare midis te dy vendeve.

Dita e ngjeshur me takime u mbyll me nje darkë nderi organizuar nga prefekti i Torinos në ambientet e Sallës së Ceremonive ne Prefekturën e Torinos në piazza Castello.

Fotoblogu i vizites


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)