Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet

Viti 2008 eshte shpallur 'Viti i sigurise ne vendet e punes'

Publikuar 5.2.2008

Viti 2008 eshte 'Viti i sigurise ne vendet e punes'. Keshtu u vendos unanimisht nga Keshilli Bashkiak i Torinos mocioni i propozuar nga kryetari i Keshillit bashkiak Beppe Castronovo, nga zevendeskryetari Michele Copola dhe nga gjithe kreret e grupeve te Salles se Kuqe.

Ne vijim te ngjarjeve tragjike te ThyssenKrupp, te cilat tronditen Torinon dhe gjithe Italine, Salla e Kuqe kerkoi t’u jepte nje sinjal te forte qytetareve, familjareve te viktimave dhe gjithe punetoreve me qellim qe kushtet e sigurise ne pune te shkojne drejt permiresimit dhe te mos ndodhin me tragjedi te tilla.

“Tema e sigurise ne pune” – thuhet ne dokumet – “ duhet te jete vazhdimisht ne qender te veprimtarise te te gjithe subjekteve sociale, ne menyre qe te krijohet nje kulture e cila, duke i dhene vleren e duhur shoqerore ketij angazhimi sipas neneve te kushtetutes, te beje te mudur qe deshira per fitime te jete ne proprocion te drejte me respektin per te drejtat e pamohueshme te punetoreve, e para nder te cilat eshte e drejta e punes ne kushtet e nje sigurie absolute.”

Duke nisur nga sot, Kryesia dhe Keshilli bashkiak, do te punojne ne kete drejtim per perforcimin e kultures se sigurise ne pune dhe per sensibilizimin e qytetareve dhe subjekteve sociale ne menyre qe te mos perseriten me ngjarje te tilla si zjarri ne Uzinen e Celikut ThyssenKrupp dhe shperthimi i Molino Corderos te Fosansos qe shkaktuan vdekjen e perkatesisht 7 dhe 5 punetoreve.

Nder iniciativat qe do te merren gjate ketij viti ne qytet eshte parashikuar organizimi i nje ekspozite fotografike mbi tragjedine ne stabilimentin ThyssenKrupp.

Po mendohet gjithashtu per organizimin e debateve dhe takimeve qe do te kene per teme sigurine ne pune dhe ndihmen ndaj familjeve qe kane humbur njerezit e tyre ne aksidentet gjate punes.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)