Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet

Seminari: Integrimi i emigranteve- Nje sfide e perbashket

Publikuar 21.3.2008

Seminar mbi integrimin e shqiptareve te Italise ne Tirane ne ambientet e Hotel Rogner. Ky event promovohet nga Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve (AFALC), së bashku me FAI-CISL italian dhe bazohet ne publikimin e librit Ura mbi det i sociologut Rando Devole (Shtepia Botuese Ora).

Libri analizon ne menyre te perthelluar emigracionin shqiptar ne Itali duke e evidentuar ate si nje faktor te rendesishem ne marredheniet midis dy vendeve. Ne kete seminar do te jepen veç te tjerave edhe te dhenat me te fundit statistikore te pranise se te huajve ne Itali (te dhena sasiore dhe cilesore mbi imigracionin ne date 31 dhjetor 2007). Ne kete iniciative do te marre pjese vete autori i librit si dhe, studiues, diplomate, perfaqesues te organizatave dhe institucioneve nderkombetare, gazetare e studente dhe personalitete nga jeta publike dhe kulturore e Shqiperise.

Seminari do te zhvillohet ne ambientet e Hotel Europapark ne Tirane ne date 22 prill 2008, ne ora 10.00. Personat qe deshirojne te marrin pjese jane te lutur te konfirmojne ne adresen mail info@afalc.org ose ne numrin e telefonit (+39) 02 23 98 96


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)