Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > torino world people sjell shqiperine ne torino

Torino World People sjell Shqiperine ne Torino

Publikuar 7.12.2009

Turin World People organizon diten e diele 13 dhjetor 2009, ora 15.30, salla e ATC ne corso Dante 13, ne Torino, ne nje udhetim ne vende te ndryshme te botes pa levizur nga Torino.

Gjate ketij manifestimi te organizuar nga kjo shoqate rinore, do te mund te njihen me mire kultura dhe traditat Marokene, Shqiptare, Romene, Peruviane dhe Italiane.

Torino World People ka ne mesin e saj shume te rinj te gjenerates se dyte, te cilet fillimisht kane marre pjese ne sherbimin civil vullnetar, te organizuar per te rinjte e huaj nga Sektori i Integrimit te Qytetit.

Me fillese kete eksperience te vecante dhe me deshiren per te propozuar ne territor, aktivitete, ku te perfshijne te gjithe bashke: italiane dhe komunitete te ndryshme imigrantesh,ata vene se bashku kete here kulturen, gatimin dhe muziken, pjatat e shijshme etnike dhe kostumet e vendeve te origjines me ato te vendit prites ne nje aksion njohjeje te ndersjellte.

Prezantojne takimin

Souad Baamrane Shoqata Turin World Peolpe

Ilda Curti – e ngarkuara bashkiake per integrimin

Marta Levi- e ngarkuara bashkiake per mundesit e barabarta

Marrin pjese shoqatat

Shqiperia- Shoqata Zeri i Arberit

Maroku- Grupi Muzikor “Amici di Torino World People”

Peru – Shoqata “Centro Peruviano di Cultura, Identità e Promozione Sociale”

Romania- Shoqata Kulturore “Flacara”

Itali- Shoqata Kulturale e Muzikore “Armonia” dhe Grupi Muzikor “Lhi Brucate”

Ne fund koktejl me pjata tipike nga Shqiperia, Maroku, Peruja, Romania, Italia