Kush është i apasionuar pas basketbollit mund të fillojë që tani të gëzojë: Në Maj 2011, në Torino do të zhvillohet Final Four i Eurolegës, në kuadër të festimeve për 150 vjetorin e bashkimit të Italisë. Pas NBA, ky është spektakli më i mirë ne bote, që tashmë do të mund të ndiqet nga afër ne qytet.
Pas disa muajsh do të dalin datat e sakta të garave të këtij aktiviteti te rendesishem sportiv. Ndeshjet për të përcaktuar titullin e kampionit të Europës ndërmjet skuadrave më të mira të basketbollit, do të zhvillohet në PalaIsozaki, struktura me kapacitet më të madh në qytet.
“Jemi krenarë që kemi arritur të sjellim në Torino një aktivitet sportiv kaq të rëndësishëm – tha Mercedes Bresso, presidentja e Rajonit Piemonte, dhe njëkohësisht, presidente e Komitetit "Italia 150" –. Do të jetë një mundësi e mirë që qyteti ynë të njihet edhe me shumë ne te gjithe boten”.
“Kemi zgjedhur Italinë dhe Torinon sepse, pas dy edicionesh të Eurocup (në 2008 dhe 2009), kuptuam që këtu mund të gjenim një konkurencë dhe një pasion të madh për basketbollin – tha Jordi Bertmou, komisioner i Eurolegës –. Do të jetë një ngjarje e jashtëzakonshme, më lartë se sa niveli i parë në Bologna 2002”.
“Kemi kërkuar të presim finalen e Eurolegës që prej 2008-ës – tregon Paolo Bellino, drejtor i përgjithshëm i Top –. Me kalimin e kohës, të gjithë u bindën: është një ëndërr që po bëhet realitet”.
Për ta bërë më konkrete se çfarë niveli do të ketë kjo ngjarje, mjafton të përmendim që: telespektatorët që, çdo vit, në 175 vende të ndryshme të botës, ndjekin Final Four të Eurolegës, janë 950 milionë; 75 adresa në internet e kanë transmetuar drejtëpërsëdrejti në rrjet finalen e fundit; rreth 500 gazetarë do të vijnë në Torino. Bashkë me ta, natyrisht qe do të ketë mijëra tifozë që do të ndjekin katër skuadrat që do të përpiqen të jenë në krye të Europës: spanjollët, rusët, grekët dhe izraelitët janë shumë të dhënë pas kësaj loje.
E gjithë kjo, me shpresen që edhe Italia të ketë disa skuadra që të kualifikohen: Siena duket skuadra më e favorizuar, megjithatë, çdo diskutim për këtë çështje do të ishte i parakohshëm. Sidoqoftë, Torino diçka e ka fituar: ka fituar konkurencën me Londrën, Barcelonën dhe Stambollin, duke promovuar faktin që ka qënë kryeqyteti i parë i Italisë, si dhe mbi fytyrën e re që ajo ka marrë, si një qytet i ri dhe sportiv, veçanërisht pas Lojërave Dimërore të 2006-ës.
“Investimi i bërë është prej 1,5 milionë euro – shpjegon Paolo Verri, drejtor i përgjithshëm i Italia 150 – por të ardhurat nga ky kampionat, do të jenë tetë herë më shumë. Pas finales së Final Four në Paris këtë vit (më 7 deri më 9 Maj), do të publikojmë mënyrat e blerjes së biletave dhe të paketave turistike që nuk do ti përkasin vetëm basketbollit”