Shoqata Piemonte Europa / Associazione 360 në bashkëpunim me Shoqatën Kulturore Italo-Shqiptare Vatra të Torinos organizojne takimin me teme:
DIASPORA SHQIPTARE NE PERENDIM 19 VJET PAS NGJARJEVE QE SHENUAN FUNDIN E DIKTATURES- Kombi dhe kombësia Shqiptare, nga antikiteti, në mesjetë e deri në ditët tona.
Ky takim zhvillohet diten e e Premte, date 19 Qershor 2009, ora 20.00 ne Seline e Shoqatës Piemonte Europa ne Piazza Carlo Felice, 80, Torino
Relatorë:
- Dr. D'Amato Raffaele:
'Shqipëria mes historisë dhe traditës, origjinat e një populli dhe
formimi i tij kulturor, një traditë mesdhetare'
- Benko Gjata, gazetar, korrespondent i A.T.SH.- së në Itali:
'Diaspora Shqiptare në Itali në ditët e sotme'
- On. Marco Calgaro, deputet i Parlamentit Italjan:
'Italia dhe imigrantët në politikën e qeverisë aktuale dhe në reagimet
e opozitës: dy qëndrime politike të krahasuara'
Merr pjesë gjithashtu edhe Dr. Gjon Coba -Konsulli i Republikës së Shqipërisë në Milano.
Kjo mbrëmje shënon takimin e tretë të një serie që synon vlerësimin e
pasurisë kulturore të bashkësive të huaja të pranishme në territorin e
Torinos.
Tema kulturore rreth së cilës zhvillohet takimi, Shqipëria dhe
historia e saj mijëravjecare, na ofron mundësinë të ndërmarrim një
udhëtim historik përmes qytetërimit të shkëlqyer Shqiptar, i cili,
duke ruajtur trajtat e tij të spikatura, autoktone ka kontribuar
fuqishëm në formimin e qytetërimit mesdhetar.
Në mbyllje të takimit organizuesit ofrojnë një aperitiv të pasur me
gatime tipike të traditës gastronomike Shqiptare dhe jo vetëm.