Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > shqiptarët në itali: 6101 "janë bërë italianë" gjate 2009

Shqiptarët në Itali: 6101 "janë bërë italianë" gjate 2009

Publikuar 23.4.2010

Numri me i madh i nenshtetesive te leshuara gjate 2009 eshte ai i shqiptareve. 6101 rezidente shqiptare kane fituar nenshtetesine Italiane gjate vitit te shkuar. Numri i pergjithshem i te huajve qe kane fituar nenshtetesine gjate te njejtit vit eshte 40 mijë: 22.962 e kanë marrë nënshtetësisë për kohe qendrimi ne vend (10 vjet rezidence), 17.122 për martesë me qytetare italian. Përveç shqiptareve, të huajt që kanë marrë më te shumtë në numër nënshtetësinë janë marokenët (5.917), rumunët (2.032), argjentinasit (1.556), tunizinët (1.256) dhe brazilianët (1.226)

Cittadinanza Italiana

Të dhënat – të shfaqura në numrin e dytë të revistës “Liritë qytetare” të Departamentit për liritë qytetare dhe emigrimin të Ministrisë së Brendshme – tregojnë një rënie te theksuar të nënshtetësive të dhëna nëpërmjet martesës krahasuar me vitin e kaluar (kanë qënë 24.950). Merita – nësë mund të flitet për një gjë të tillë – është edhe e normave të sigurisë që kanë vendosur një kufizim të të ashtëquajturave martesa me përfitim, duke vendosur që mund të merret nënshtetësia italiane, jo më, pas gjashtë muajve të martesës, por pas dy vitesh, dhe për t’u martuar, i huaji duhet të ketë një leje të rregullt qëndrimi – komentoi ministri i brendshëm Roberto Maroni gjatë një takimi në Komitetin Schengen.

Gjatë viteve të fundit është regjistruar një rritje e vazhdueshme e kërkesave për dhënien e nënshtetësisë. Në vitin 2004, italianët e rinj ishin 13.723; numri është rritur në vitet pasues në 39.484 në vitin 2008 dhe 40.084 në vitin 2009 (kundrejt 61.336 kërkesave të paraqitura).