Imigracioni shqiptar ne Itali eshte objekt i nismes Tre milion histori- Shqiperia ne te shkuaren dhe te tashmen. Ne kete kuader sot, ne date 26 qershor ne Circolo dei Lettori, via Bogino 9 ne Torino, ne oren 14.30, do te mbahet nje seminar kushtuar ketij fenomeni. Seminari propozohet si nje moment reflektimi dhe debati perreth temes se imigracionit ne pergjithesi dhe te atij shqiptar ne veçanti.
Tema eshte ajo e integrimit, dhe padyshim imigracioni shqiptar ka disa karakteristika dhe dinamika shume interesante qe e bejne ate nje objekt analizash te hollesishme. Me rreth 400.00 rezidente te rregullt ne Itali, ky komunitet, eshte me i integruari dhe me dinamiku ne Itali.
Ne ditmen e sotme, ne oren 11.00 ne via Gribaldi, 25 do te inaugurohet ekspozita L’Albania si scopre. Immagini da una storia ancora in corso, e cila do te tregoje Shqiperine e sotme dhe te djeshme, nepermjet nje pershkrimi socio-kultural, te historise shqiptare, duke nisur qe nga koha e heroit kombetar Skenderbeu e deri ne ditet e sotme. Ky projekt u eshte prezantuar qyteteve te Torinos dhe Milanos ne bashkepunim me Arcadia dhe me Idee Migranti Onlus.
Burimi: Torino Plurale