Publikuar 20.6.2008
Policia bashkiake terheq vemendjen per disa modifikime normative qe kane hyre ne fuqi me ligjin e 23 maji 2008, nr 92, “ masa urgjente ne lidhje me sigurine publike”. Keto modifikime kane te bejne me nenet 186 dhe 187 te Kodit Rrugor dhe lidhen me sanksionet per ngarjen e makines nen efektin e alkolit ose te narkotikeve.
Duke ju referuar nenit 186, “Ngarje e makines nen efektin e alkolit”, ai qe kapet duke ngare makinen me nje perqindje alkoli ne trup nga 0,8 deri ne 1,5 g/l mund te gjobitet nga 800 deri ne 3200 euro, burgosje deri ne 6 muaj dhe pezullim te patentes nga 6 muaj deri ne 1 vit. Nderkohe qe me nje perqindje alkoli me te madhe se 1,5 g/l, gjoba shkon nga 1500 deri ne 6000 euro, burgosja nga 3 muaj deri ne 1 vit dhe pezullimi i patentes nga 1 vit deri 2 vjet.
Eshte parashikuar gjithashtu konfiskimi i mjetit me perjashtim te rastit kur ai i perket personave te tjere qe s’kane lidhje me ngjarjen. Dhe konfiskimi behet edhe ne gjithe rastet kur personi ne timon shkakton aksident rrugor. Nese drejtuesi i mjetit refuzon t’i nenshtrohet kontrollit me etilometer, ai nuk perballet vetem me masa administrative dhe zbatimi i procedures eshte me i rende nga sa pershkruam me lart.
Persa i perket nenit 187 “Ngarje e makines nen efektin e narkotikeve”, sanksionet behen tashme nga 1500 deri ne 6000 euro, dhe eshte parashikuar burgosje nga 3 muaj deri ne 1 vit, pezullimi i patentes nga 6 muaj deri ne 1 vit. Edhe ne kete rast, mjeti konfiskohet perveç rasteve kur eshte i nje personi tjeter. Refuzimi per t’ju nenshtruar testit çon ne zbatimin e nje sanksioni penal dhe jo vetem administrativ.
Ne perfundim, duhet tu kujtojme se edhe sanksionet per ata qe nuk ndihmojne ne rast aksidenti, ose ikin nga vendi i ngjarjes, jane ashpersuar.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)