Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > roland sejko ne torino: "shqiperia - vendi perballe"

Roland Sejko ne Torino: "Shqiperia - Vendi perballe"

Publikuar 28.1.2010

Ditën e Premte 05 Shkurt 2010, në orën 20.00, në SALA CONFERENZE GAM (Galleria d’Arte Moderna), Corso Galileo Ferraris 30, Torino, Shoqata “Officina della Storia” & F.I.A.P. Federata e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit prezantojnë, për herë të parë në Torino, "SHQIPËRIA – VENDI PËRBALLË", filmi i parë dokumentar mbi historinë e Shqipërisë nga pavarësia deri në rënien e komunizmit .

Në takim do të marrë pjesë autori i filmit, Dr. Roland Sejko, gazetar dhe dokumentarist, drejtor prej më shumë se dhjetë vitesh i “Bota Shqiptare” gazeta e bashkësisë shqiptare në Itali.

Në takim është parashikuar të marrin pjesë gjithashtu edhe deputetët e Parlamentit Italian Francesco Rutelli, Marco Calgaro, Bruno Tabacci dhe Gianni Vernetti, si edhe Dr. Raffaele D’Amato, ekspert i historisë dhe arkeologjisë ballkanike.

Takimi do të drejtohet nga Benko Gjata, gazetar, korrespondent i akredituar i A.T.SH.-së, në Itali.

Kjo veprimtari, e zhvilluar nën kujdesin e parlamentarit italian Marco Calgaro, përfaqëson takimin e rradhës të një cikli që synon të valorizojë pasurinë kulturore të bashkësive të huaja të pranishme në Torino.

FILMI

Vetëm 60 milje i ndajnë brigjet italjane nga ata të Shqipërisë, e megjithatë, për pjesën më të madhe të italjanëve të sotëm, Shqipëria ka nisur të egzistojë vetëm pas vitit 1991, kur anijet e para të emigrantëve shqiptarë mbërritën në brigjet italjane.

Çfarë ishte Shqipëria dhe shqiptarët përpara atyre pamjeve?

Nga rënia e perandorisë osmane deri në luftën e parë botërore, nga mbreti Zog deri në pushtimin italian të Shqipërisë, nga ngjitja e pandalshme e diktatorit Enver Hoxha deri ne fundin e komunizmit, “Shqipëria – Vendi Përballë” rindërton për herë të parë, përmes pamjeve të arkivave më të mëdha kinematografike, historinë e Shqipërisë së ‘900-ës të lidhur me fill të dyfishtë me ngjarjet italjane.

Një prodhim i Istituto Luce, “Shqipëria – Vendi Përballë” është dokumentari i parë mbi historinë e Shqipërisë, nga pavarësia deri në rënien e komunizmit. Me regji të Roland Sejkos dhe Mauro Brescia-s, filmi paraqet pamjet e jashtëzakonshme e të pashfaqura më parë të arkivave të Istituto Luce dhe të Arkivit të Filmit Shqiptar, si edhe intervistat e Antonello Biagini, Carlo Azeglio Ciampi, Ismail Kadare, Nevila Nika, Roberto Morozzo della Rocca, Sergio Staino

Tags: ketuTO,