Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > rijepet mundesia e sherbimit civil per te huajt

Rijepet mundesia e sherbimit civil per te huajt

Publikuar 4.7.2008

Me propozim te Asesoreve Ilda Kurti dhe Marta Levi u aprovua nga Keshilli Bashkiak ne Torino,shpallja e Sherbimit Civil Vullnetar per te rinjte imigrante. Ne thelb te tij, ky sherbim nenkupton qendrimin sa me afer realiteteve multietnike dhe ndihmen ndaj imigranteve per zgjidhjen e problemeve te tyre administrative.
Ky edicion zhvillohet per here te dyte. Eksperienca e 2007/2008, e cila merr fund shtatorin qe vjen, u shfrytezua nga 20 te rinj me origjine nga 11 vende te ndryshem, te cilet u impenjuan ne nje lloj ndermjetesimi kulturor mes realiteteve te shumta multietnike torineze dhe bashkise se Torinos.
Edicioni 2008/2009 do te pasoje eksperiencen e vitit te shkuar te financuar nga Ministria e Solidariteti Social ne kuadrin e projektit “Se non ora quando?”. Ne kete sherbim mund te marrin pjese 20 te rinj imigrante nga 18 deri ne 26 vjeç, te cilet nuk e kane nenshtetesine italine, por jane rezidente ne Torino dhe natyrisht jane ne rregull persa u perket ligjeve mbi lejet e qendrimit.


Shpallja dhe konsultimi do te jene te publikuara ne sitin e Informagiovani (www.comune.torino.it/infogi). Per informacion mund t’i drejtoheni sporteleve Informagiovani te via delle Orfane 20 dhe Sektorit te Integrimit te qytetit te Torinos ne via Corte d’Apello 16 (011.4431115 – graziella.ruggiero@comune.torino.it)
Afati i fundit per te paraqitur kerkesen dhe dorezuar dokumentat eshte fiksuar ne oren 12 te 23 korrikut. Te rinjve qe do te zgjidhen per Sherbimin Civil do tu njihet nje pagese prej 350 eurosh ne muaj, per nje angazhim 24 ore ne jave. Aktiviteti do te filloje ne 15 shtator 2008 dhe do te mbaroje ne 14 shtator 2009.


Duke pasur parasysh origjinen e ndryshme te vullnetareve, ne edicionin e ardhshem do tu kushtohet shume vemendje nderthurjes se kulturave te ndryshme. Ne vijim, te rinjve do tu jepen detyra profesionale dhe ata do luajne rolin e “lehtesuesit kulturor” mes Administrates publike dhe qytetarve te huaj me te cilet do te hyjne ne kontakt.