Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > rezultatet e numerimit te votave ne kohe reale on line

Rezultatet e numerimit te votave ne kohe reale on line

Publikuar 29.6.2009

Leggi questa notizia in lingua italiana

Te dielen, ne date 28 qershor 2009 ne Shqiperi u zhvilluan Zgjedhjet e Pergjithshme parlamentare. Tre milion votues duhet te zgjidhnin midis 4300 kandidateve te 30 partive politike, 140 deputetet e Parlamentit te ri. Nje moment i rendesishem ky per vendin ballkanik, i cili, pasi hyri ne NATO ne prill te ketij viti, beri brenda te njejtit muaj edhe kerkesen per pranim ne Bashkimin Europian.

Dje ne darke, ne oren 19.00 pas mbylljes se kutive te votimit, lideret kryesore te partive politike shqiptare u shprehen se ne teresi procesi u zhvillua i qete dhe duke respektuar standartet e kerkuara nga partneret nderkombetare te Shqiperise, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Po keshtu, edhe vrojtuesit e shumte nderkombetare, dhane vleresime ne teresi pozitive per mbarevajtjen e procesit te votimit dhe vleresuan qe eshte bere perparim ne krahasim me zgjedhjet e meparshme. Megjithate duket se ne raportin perfundimtar ne baze te te dhenave te mbledhura ne terren nga vezhguesit e shumte nderkombetare, ka mundesi qe qendrimi zyrtar i BE, Shteteve te Bashkuara dhe NATO-s, te jete disi me i ashper se sa ne momentet e para, pas mbylljes se kutive te votimit. Kritika priten sidomos ne lidhje me fushaten e ashper elektorale dhe tonet e perdorura gjate saj nga partite politike dhe kandidatet e tyre.

Nje fushate elektorale e nxehte dhe e fokusuar kryesisht tek lufta kunder korrupsionit dhe tek ekonomia e vendit. Me nje rritje prej 6 % ne vit prodhimi i brendshem lordo pesoi ulje te ndjeshme ne muajt e pare te vitit 2009(pil shenoi rritje vetem prej 1%). Kjo edhe si pasoje e krizes se rende globale, e cila u pasqyrua ne ekonomine shqiptare kryesisht ne uljen e eksporteve te prodhimeve vendase.

Ne te djathte te spektrit politik shqiptar eshte Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha, ndersa ne te majte Partia Socialiste e kryesuar nga Edi Rama. E majta vuan disi shkeputjen dhe rritjen e Levizjes Socialiste per Integrim e kryesuar nga ish kryeministri Ilir Meta.

Per here te pare ne historine pluraliste te ketij vendi, opinioni publik ndjek pothuajse ne menyre direkte numerimin e votave. Kjo behet e mundur fale numrimit elektronik te votes dhe azhornimit te rezultateve pas çdo kutie te numeruar neper Komisionet Rajonale te Zgjedhjeve. On line mund te shihen ne çdo ore rezultatet e reja si dhe vendet ne parlament sipas perqindjeve te perkohshme deri ne mbylljen e plote te procesit te numerimit.

Faqet ku mund te shihen rezultatet ne çdo qark zgjedhor mund te ndiqen ne dy linket e meposhtem: