Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > rezultatet e zgjedhjeve lokale ne shqiperi ne kohe reale

Rezultatet e Zgjedhjeve Lokale ne Shqiperi ne kohe reale

Publikuar 9.5.2011

E marte 10 Maj 2011 , ora 23.00
Perfundon numurimi ne 46 bashki dhe komuna te vendit, dhe 26 prej tyre u fituan nga Aleanca per te Ardhmen e kryesuar nga PS dhe 19 te tjera jane fituar nga Aleanca per Qytetarin e kryesuar nga Partia Demokratike.

Elezioni amministrative in Albania

Vazhdojne numrimet ne Durres, Elbasan, Shkoder, Fier dhe  Korçe. Ne Durres avantazhi i se majtes eshte i lehte. Ne Shkoder kryeson qartasi e djathta, ndersa ne Fier, Korçe dhe Elbasan duket qartazi epersia e preferencave per kandidatet e Aleances per te Ardhmen.

Nga gara ne Tirane:

Sipas Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, ne oren 23.00 te dites se sotme, 10 Maj 2011, kemi perseri nje dalje ne avantazh te kandidatit te PS Edi Rama. Gjendja e votave deri ne kete moment eshte Edi Rama 72935 vota, ndersa kandidati Lulzim Basha  72121.

 Situata e rezultateve zgjedhore ne date10 Maj 2011, ora 14.00.

PS dhe Aleanca per te Ardhmen aktualisht donimon në bashkitë e komuneve Kavaje, Burrel, Laç, Rubik e Rreshen.Ne keto komuna eshte mbyllur proçesi i numerimit te votave, nderkohe vazhdon te kryesoje edhe në qytetet më të mëdha të vendit siç eshte Elbasani, Berati, Vlora, Fieri dhe  Korca. nderkohe ne Durres e majta eshte ne avantazh te lehte (50,1). PD dhe Alenca per Qytetarin ka fituar ne Bajram Curri. Kukes dhe Puke ku eshte mbyllur procesi i numerimit. Aleanca per Qytetarin , kryeson per momentin ne Shkoder ku procesi i numerimit po ecen me ritem te ngadalte (18 kuti te numeruara nga 95 totale).

Ne Tirane per momentin ne avantazh eshte Lulzim Basha, aktualisht 50,4% te votave te numeruara (188 kuti/485 kuti totale).

Aktualisht nga 34 Bashki ku ka perfunduar numerimi i votave 22 i fiton PS - Aleanca per te Ardhmen, 12 PD – Alenca per Qytetarin. Ne shkalle vendi, sipas rezultateve te deritanishme 48,8% Aleanca per Qytetarin – PD dhe 51,2% Aleanca per te Ardhmen – PS.

Rezultatet date 9 maj 2011, ora 17.00

Keto jane disa nga rezultatet paraprake te deritanishme, ora 17.00 e dates 9 maj 2011,  nderkohe qe numerimi vazhdon:

Gjirokastër:  Flamur Bime kryeson me 4168 vota kundrejt kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Genci Sinojmeri, i cili ka marrë 3229 vota.
Shkoder: Lorenc Luka(PD) kryeson me 723 vota kundrejt Geng Uruçi(PS) i cili ka marrë 464 vota.
Kukës: Hasan Halilaj (i djathte)ka marrë 4839 vota ndërsa kandidati Cengu(e majta) ka marrë 2862 vota.
Durres: sipas KQZ-së kandidati i PS, Vangjush Dako kryeson me 1653 vota kundrejt kandidatit  te PD, Ferdinand Xhaferri( 1533 vota).
Korçe: kryetari aktual, Niko Peleshi, kryeson me 3723 vota kundrejt kandidatit të djathte  Andrea Mano i cili e ndjek me 2927 vota.
Vlore: Shpëtim Gjika i PS me 5075 vota ndersa kandidati i PD,Ardian Kollozi ka marrë 4090 vota.
Elbasan: Qazim Sejdini i PS kryeson me 5732 vota kundrejt Durim Hushi te Aleances per Qytetarin i cili ka marrë 3782 vota.
Berat: kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Nasufi kryeson me 696 vota kundrejt rivalit të tij të djathtë me 682.
Fier:  Baftjar Zeqaj(emajta) ka marrë 5723 vota kundrejt Ilir Bele(e djathta), i cili ka marrë 4021 vota.
Kamez:  Xhelal Mziu(i PD) kryeson me 4247 vota kundrejt  Rakip Suli(PS) i cili ka marrë 3782 vota.

Ne linkun ketu , mund te ndiqni rezultatin ne te gjithe bashkite kryesore te vendit

Zgjedhjet Lokale 2011
Eshte mbyllur dje ne oren 19.30 procesi i votimit per zgjedhjet lokale ne Shqiperi. Aktualisht në fazën e dytë, atë të numërimit të votave, ku sipas sipas të dhënave paraprake Komisionit Qendror të Zgjedhjeve paraqitet e tille:

Nga 3.164.859 votues te regjistruar në listat e zgjedhësve, 50.9%e tyre, iu drejtuan dje kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e tyre vendorë për 4 vitet e ardhshme.

Rezultatet deri ne oren 13,.00 te dates 9 maj 2011
Procesi i numerimit te votove po ecen ngadalë, ne oren 13.00 te dites se sotme në Shkodër, Gjirokastër, Sarandë procesi i numërimit nuk ka nisur ende, ne Durres nuk ka nisur procesi i numerimit per kryetarin e bashkise, ndersa ne Tiranë jane numeruar 30 kuti nga 485. Nga te dhenat paraprake te Kqz ne Tirane, kryeson Aleanca per te Ardhmen – Edi Rama me rreth 5% te votave te numeruara deri tani.