Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet

Regjistrimi ne kopshte

Publikuar 7.1.2008

Kerkesat per regjistrimin ne kopshtet bashkiake te Qytetit, shteterore dhe konvencionale per vitin shkollor 2008/2009 mund te paraqiten brenda 30 janarit 2008. Kopshtet bashkiake dhe te konvencionuara do te fillojne nga pranimi i kerkesave ne 9 janar 2008.

Kopshtet
Kopshtet ndihmojne femijet ne vendosjen e marredhenieve mes njeri-tjetrit, me te rriturit, me ambjentin dhe kulturen, duke resperktuar gjithmone te ndryshmen. Kopshtet japin gjithashtu kontributin e tyre ne menyre qe mundesite edukative te jene te njejta per te gjithe dhe qe femijet te zhvillohen ndjeshem persa i perket identitetit, autonomise dhe aftesive te tyre.

Ambjenti i kopshtit lufton paragjykimet dhe jep ndihmen e pare kur kemi te bejne me raste te te metave psiko-fizike ose te prapambetjes socialkulturore. Kopshti bashkiak eshte i hapur nga e hena deri te premten, ora 7.30 deri 17.30. Orari i mbylljes mund te shtyhet deri ne ora 18.00

Ne momentin e regjistrimit, per te garantuar nje organizim sa me te mire te sherbimit, prinderit qe duan te perfitojne nga hapesirat kohore prej 7.30 deri 8.00, ose prej 16.30 deri 17.30, duhet te paraqisin nje lutje me shkrim ku te dokumentohet kerkesa e tyre me ane te nje deklarate prej punedhenesit.

Komiteti i drejtimit, duke mare parasysh organiken e personelit, mund te shtyje orarin e mbylljes me 30 minuta kur numri i kerkesave te dokumentuara eshte i mjaftueshem.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)