Nisi më 14 Mars “Itali-Shqipëri: dy popuj, një det, një miqësi”, e organizuar nga Ambasada Italiane në Tiranë. Mbi 80 nisma kulturore, politike, ekomike dhe sportive, si dhe vizitat zyrtare te ministrit të punëve të jashtme, Franco Frattini më 12 Prill, dhe të presidentit të dhomës, Gianfranco Fini dhe të ministrave të tjerë.
Iniciativa u prezantua nga ambasadori italian në Tiranë, Saba D’Elia, “Itali-Shqipëri: dy popuj, një det, një miqësi”, që filloi më 14 Mars për t’u mbyllur në Qershor, dhe për “të vlerësuar dhe konsoliduar rolin primar të Italisë në këtë vend, duke hapur perspektiva të reja zhvillimi në një realitet ekonomik shqiptar, që në vitet e fundit ka qënë veçanërisht dinamike”.
Ndër 80 takimet, do të ketë 25 koncerte, 5 fushata kinematografike, 10 ekspozita, 28 mbledhje, 5 manifestime sportive, 7 iniciativa në fushën ekonomike dhe tregëtare, 6 aktivitete në edukim dhe 5 konkurse të ndryshme. Frattini, gjatë vizitës së tij do të marrë pjesë në manifestimin “1990/2010. Bashkëpunimi italian për zhvillimin e Shqipërisë”; më 6 Maj do të zhvillohet një takim me temën Emigracioni dhe Integrimi me presidentin Fini, drejtorin e Caritas, imzot Nozza dhe presidentin e Acli-t, Olivero. Debati do të moderohet nga Bruno Vespa. Në mes të Prillit, do të kete në Muzeun Kombëtar të Tiranës një ekspozitë me “mjeshtrat” italianë, antikë dhe modernë: Reni, Carracci, Giordano, Balla, De Chirico, Morandi dhe të tjerë.
Përsa i përket kinemasë, do të jetë Giuseppe Tornatore, i cili do të prezantojë një film për marrëdhëniet ndërmjet jugut të Italisë dhe Shqipërisë. Per teatrin dhe muzikën, do të ngjiten në skenë, ndër të tjerësh, Uto Ughi (më 8 Prill) dhe Regio e Torinos. Më 23 Prill do të jetë rradha e një Dialogu ndërmjet gazetarëve shqiptarë dhe italinë mbi temën e impaktit të internetit dhe teknologjive të reja në informacion, nën kujdesin e drejtorit të Gazzetta del mezzogiorno, Carlo Bollino, me presidentin e Ansa, Giulio Anselmi, dhe atë të Fnsi, Franco Siddi.
Parashikohen edhe tre takime me karakter ekonomik: i pari, ku pritet edhe pjesëmarrja e ministrit Matteoli, mbi Korridorin e 8të, një urë ndërmjet Adriatikut dhe Detit të Zi; i dyti në mbështetje të zhvillimit lokal në Shqipëri, me Giuseppe De Rita, sekretari i përgjithshëm i Censis; i treti, me ministrin Fitto mbi përdorimin e fondeve europiane për Shqipërinë.