Vitet e fundit, Qendra e Psikologjisë Transkulturale e Uffico Pastorale Migranti, në bashkëpunim me spitalin Amedeo di Savoia (Ndarja A, Sëmundjet infektive), po merret me parandalimin e HIV-it. Ky virus siç e dimë mund të shkaktojë sëmundjen SIDA/AIDS, por jo të gjithë dimë se tashmë nga SIDA nuk vdiset. Ka shumë ilaçe e kurime, e me këshillimin e duhur mjeksor mund të bëhen edhe fëmijë të shëndetshëm.
Me rastin e 1 Dhjetorit, Dita Botërore e Sida-s, ju ftojmë në koncertin e grupit Devadatta me titullin “Violeta” që do të mbahet të shtunën më 28 nëntor në orën 21.00 pranë kishës San Rocco, në rrugën San Francesco d’Assisi, 1 në Torino. Gjithashtu informojmë që ditën e diele më 29 nëntor nga ora 10.00 në orën 18.00 në piazza Castello organizohet nga shoqata Arcobaleno Aids, një nisme me emrin TORI-NO AIDS, ku mund të bëhet testi HIV falas, në mënyrë anonime e të shpejtë. Gjatë gjithë ditës mund të jetë e mundur takimi me mjekë, psikologë, e me vullnetarë që informojnë mbi temat e tejçimit, parandalimit, kurimit, të berit prind, etj. Gjatë ditës do të jenë të pranishëm edhe persona referimi të bashkësive të huaja, të formuar në fushën shëndetësore që do të shpërndajnë materiale informative edhe në gjuhën shqipe.
Per informacione:
Qendra e Psikologjisë Transkulturale
Via Riberi, 2 10124 Torino
Telefon: 0118391550
Celular: 3204175854