Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > neser fillon periudha e uljeve te çmimeve

Neser fillon periudha e uljeve te çmimeve

Publikuar 4.1.2010

Qe prej dites se neserme 5janar 2010, fillon periudha e uljeve sezonale ne dyqanet e Torinos. I njohur tek konsumatoret si periodo dei saldi, ky eshte nje moment i shumpritur per kedo, qe deshiron te bleje me çmime te arsyeshme veshje, te cilat jashte kesaj periudhe kane çmime stratosferike. Kjo periudhe uljesh do te vazhdoje deri ne date 1 mars 2010.

Edhe Confconsumatori ka nxjerr nje dekalog me keshilla dhe sygjerime per kete periudhe ne menyre qe bleresit te mos bien pre e abuzimeve me çmimet:

Midis te tjerave Confconsumatori keshillon qe:

  1. te blihet gjate kesaj periudhe ne dyqanet qe njihni mire dhe qe frekuentoni zakonisht duke verifikuar ne kete menyre uljen reale te çmimeve
  2. para se te shpenzoni kontrolloni dhe verifikoni çmimin e mallit edhe ne dyqane te tjere
  3. malli ne ulje duhet qe fizikisht te pozicionohet veçmas atij me çmim te plote
  4. eshte e detyrueshme qe tregtari te vendose ne menyre te dukshme çmimin fillestar, perqindjen e uljes si dhe çmimin pas uljes

Keto dhe keshilla te tjera qe i gjeni ne brendesi te dekalogut mund t’ju ndihmojne te dalloni me lehte rastet e abuzimeve, per te cilat ju ftojme te drejtoheni ne Zyren Lokale te Policise Bashkiake ose ne ate te Tregetise ne komune, perveçse prane shoqatave te ndryshme te konsumatoreve.

Ketu mund te konsultoni tekstin e urdhereses komunale nr 5204(pdf) te dates 26/11/2009 qe percakton kalendarin e uljeve te çmimeve per vitin 2010.

Per te evituar spekullimet ju ftojme te lexoni edhe dekalogun e Altroconsumo (ne format pdf)