Sipas statistikave te fundit te Eurostat, shqiptaret perbejne komunitetin e dyte me te rendesishem ne Itali pas atij rumen. Nga keto stratistika mesojme se rumenet perbejne 18,2 % te numrit te pergjithshem te imigranteve ne vend, shqiptaret 11.7% te tyre dhe i treti eshte komuniteti maroken me 10.7 perqind.
Eurostat na jep nje panorame te gjere te situates europiane dhe spostimet migrative brenda vendeve te Be, po ashtu edhe nga vende te tjera te globit drejt saj. Keshtu shihet se ne Europe, komuniteti me i madh i te huajve eshte ai rumen me 1,7 milion(15% i totalit) dhe fill pas tij vjen ai italian me 1.3 milion (11%). Me pas, et tretet jane polaket me 1.2 milion imigrante.
Vendet qe kane numrin me te madh te te huajve jane: Gjermania (7.3 milion), Spanja(5.3 milion), Britania e Madhe(4 milion), Franca (3.7 milion), dhe Italia (3.4 milion)
Numri i pergjithshem i shqiptareve ne vendet e Bashkimit Europian eshte rreth 1 milion persona dhe prezenca me e madhe e tyre regjistrohet ne Greqi dhe ne Itali.