Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > çmimi europian për gazetarët e rinj 2010: rregullat e konkursit

Çmimi Europian për gazetarët e rinj 2010: Rregullat e konkursit

Publikuar 11.1.2010

1. Rregulla të përgjithshme

· Pjesëmarrësit duhet të jenë ndërmjet moshës 17 dhe 35 vjeç në datën e publikimit dhe në momentin e prezantimit të punës së publikuar në konkurs.

· Argumentet e të gjithë punëve të dërguara duhet të jenë qartësisht të lidhura me zgjerimin e Bashkimit Europian, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen.

· Konkursi është i hapur për qytetarët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të shteteve kandidate (Kroacia, Turqia, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), të shteteve kandidat potencial (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova) si dhe Islandës.

· Të gjitha punët e dorëzuara duhet të kenë qënë të publikuara/transmetuara më parë nga organet e informacionit nga data 1 Tetor 2007 deri më 28 Shkurt 2010.

· Të gjitha punimet e paraqitura duhet të kenë qënë të publikuara/trasmetuara fillimisht në një gazetë ose online (përfshirë publikimet e agjensive, shoqata ose universitete) ose nga një organ radiofonik. Zyra kryesore e redaksisë së gazetës që e ka publikuar artikullin duhet të ketë vendndodhje në një nga shtetet pjesëmarrëse të renditura më sipër.

· Publikimet nga ana e gazetave online përkufizohen si përmbajtje (lajm, koment, pamje e përgjithshme) të publikuara nëpërmjet internetit, veçanërisht materiali i krijuar nga gazetarë që punojnë për organe shtypi. Blogjet dhe format e tjera në zhvillim të komunikimit njihen si pjesë e ambientit të medias online dhe e gazetarisë online, me kusht që përmbajtjet të prodhohen me një stil gazetaresk dhe të publikohen në intervale të rregullta (të përditshme, javore etj.). Përmbajtjet e blogjeve të krijuara enkas për këtë konkurs, nuk do të konsiderohen të vlefshëm.

· Pjesëmarrësit duhet të sigurojnë një provë të publikimit së bashku me artikullin (për shembull një kopje elektronike të publikimit, paraqitje të publikimit online, konfirmim të firmosur nga ana e stacionit radiofonik, ose, në rastin e një publikimi të ardhshëm, nje konfirmim të firmosur të publikimit nga ana e gazetës së shtypur/online apo të radios që do të publikojë pjesën në të ardhmen). Përsa i përket publikimit online, do të konsiderohen të vlefshme vetëm përmbajtjet të publikuara në rrjet përpara afatit të fundit (28 Shkurt 2010).

· Afati i fundit për prezantimin e punimeve është data 28 Shkurt 2010

· Të gjitha punimet duhet të jenë të shkruara/prezantuara në një nga gjuhët zyrtare të shteteve anëtare të Bashkimit Europian, të shteteve kandidate ose kandidat potencial ose në gjuhën islandeze.

· Të gjithë pjesemarrësit duhet të regjistrohen në konkurs duke plotësuar formularin e pjesëmarrjes online.

· Të gjitha punimet duhet të paraqiten me lejen e shkruar të autorit.

· Çdo pjesëmarrës mund të paraqesë jo më shumë se 3 (tre) punime.

· Punimet në grup pranohen me kusht që të gjithë pjesëmarrësit kryesorë të grupit (për shembull kërkuesit, gazetarët, redaktorët) të paraqiten në formularin e regjistrimit dhe që grupi të ketë jo më shumë se 3 (tre) persona. Sidoqoftë, në qoftë se puna e paraqitur përzgjidhet si fitues kombëtar, vetëm përfaqësuesi i grupit mund të marrë pjesë në udhëtimin e fituesve dhe në konferencën në Stamboll.

· Fituesit përzgjidhen nga një juri. Vendimi i jurisë është përfundimtar dhe nuk do të pranohen kërkesa për sqarim apo diskutime.

· Komisioni Europian ruan të gjitha të drejtat për të përdorur materialin e dërguar me qëllime prezantimi dhe komunikimi, dhe mund ta riprodhojë atë për të promovuar konkursin dhe rezultatet e këtij të fundit.

· Punimet nuk do t’i kthehen pjesëmarrësve në konkurs.

Për më tepër, është e nevojshme që pjesëmarrësit t’i përmbahen specifikimeve që vijojnë:

Artikujt e shkruar:

· Artikujt duhet të jenë të shkruara në një stil gazetaresk. Nuk do të pranohen publikime akademike.

· Artikujt nuk duhet të kalojnë 2˙000 fjalët.

Radio:

· Punimet e dërguara mund të përfshijnë intervista, dokumentarë, grupe diskutimi, raportime ose tregime të shkurtra: format i përshtatshëm për transmetimin në stacionet radiofonike.

· Klipet radiofonike duhet të paraqiten në CD Rom/DVD nëpërmjet postës ose të jenë të disponueshme dhe të shkarkueshme në internet

· Formati i pjesës radiofonike: File MP3 ose Windows Media

· Të gjithë pjesëmarrësit duhet të tregojnë që personat që shfaqen në klipin e tyre radiofonik, autorizojnë përdorimin për qëllimin e konkursit. Për ketë qëllim, në website do të jetë e mundur që të shkarkohet një formular i veçantë për privacy-në.

· Punimet e dërguara nuk duhet të kalojnë kohëzgjatjen prej 30 minutash.