Ne Torino dhe perreth saj do te zhvillohen garat boterore te sporteve te ajrit: aeromodelizmi, parashutizmi, fluturimi me vele, deltaplan, helikoptere, aerostate, parashute, etj. Garat do te zhvillohen ne Torino, Avigliana dhe Mondovi.
Te shtunen 6 qershor ceremonia e hapjes ne Piazza San Carlo, ne qender te Torinos.
20 parashutistet me te mire ne Itali, do te bejne nje zbritje precizioni nga nje aeroplan ne 1500 m lartesi, duke sjelle ne toke 40 flamuret e skuadrava te shteteve pjesmarres.
Per me shume informacion si dhe per te konsultuar kalendarin e takimeve, shtetet dhe atletet pjesmarres, vizitoni sitin zyrtar te lojrave: www.wag2009.com/