Publikuar 28.4.2008
Ne kuader te projektit "I ragazzi di via Egnatia", kerkohen te rinj me origjine shqiptare te lindur ne Itali ose te ardhur ketu ne moshe te vogel, per te nisur nje aventure te re. Se bashku me miq te tjere bashkemoshatare, ata do i japin jete ketij projekti ambicioz te financuar nga Banka e San Paolos dhe te mbeshtetur nga Zyra e Integrimit e Komunes se Torinos. Projekti i koordinuar nga Shoqata Vatra e Torinos, parashikon nje periudhe te shkurter formimi, si dhe organizimin e nje udhetimi 22 ditor gjate veres se ardhshme 2008 ne Shqiperi.
Udhetimi do te sherbeje per lidhjen e kontakteve si dhe per zbulimin e burimeve dhe potencialeve te shumta turistike qe disponon Shqiperia.
Gjate udhetimit do te mblidhen materiale si per sitin internet te projektit, ashtu edhe per nje guide rinore mbi ate cka mund tu propozohet bashkemoshatarve te tyre italiane, qe ne nje kohe te dyte do te duan te realizojne shkembime rinore me Shqiperine.
Gjithashtu do te mblidhen materiale per nje film dokumentar mbi kete udhetim si dhe mbi bukurite natyrore te Shqiperise.
Te rinjte duhet te jene te moshes 18-29 vjeç si dhe te jene me banim ne Qytetin e Torinos.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)