Publikuar 27.12.2007
Prej 21 dhjetorit, Estonia, Letonia, Lituania, Hungaria, Polonia, Republica Ceke, Sllovenia, Sllovakia dhe Malta, do te bejne pjese ne zonen e qarkullimit te lire, zonen Shengen.
Ne favor te kesaj u shpreh ne 8 nentor 2007 Keshilli i Ministrave te Brendshem te Bashkimit Europian.
Lehtesira per hyrjen dhe daljen ne territorin italian te punetoreve dhe te huajve meshkuj/femra te cilet jane me leje qendrimi te rregullt ne Itali: tranzit aeroportual, detar dhe tokesor ne zonen Shengen per ata qe kerkojne rinovimin e lejes se qendrimit per motive pune autonome ose nen varesi si dhe motive familjare. Lehtesira edhe per ata qe kane kerkuar regjistrimin e femijve te mitur ne lejen e tyre te qendrimit.
Drejtoria qendrore e Imigracionit dhe Policise se kufirit te Departamentit te Sigurise Publike(Ministria e Brendshme) ka leshuar nje qarkore, qe ju drejtohet Kuestoreve dhe drejtuesve te zones se kufirit, duke ju dhene udhezime mbi modalitetet e daljes dhe ne vijim te hyrjes te punetoreve nen varesi apo autonome ose te huajve jo komunitare qe kane nje leje qendrimi per bashkim familjar, te cilet jetojne sipas te gjitha rregullave ne Itali, dhe qe kane kerkuar rinovimin e lejes se tyre te qendrimit.
Behet fjale per nje kusht lehtesues te perkohshem qe ka te beje me kalimin tranzit ne zonat kufitare, detare dhe tokesore qe i perkasin hapesires Shengen. Po e theksojme serish, kjo vlen vetem per ata qe jane ne pritje te rinovimit te lejes se qendrimit per arsyet e siperpermendura. Periudha e kohezgjatjes se ketyre kushteve lehtesuese fillon ne 14 dhjetor 2007 dhe perfundon ne 31 mars 2008.
Qytetaret jokomunitare duhet te kene, ne momentin e kalimit tranzit per ne zonat kufitare, detare dhe tokesore te zones Shengen, dokumentat e poshteshenuar:
- faturen e Postave italiane qe deshmon prezantimin e kerkeses per rinovimin e lejes se qendrimit.
- Pasaporte te vlefshe ose dokument udhetim qe vlen po njesoj
- Lejen e qendrimit te skaduar.
Keto lehtesira vlejne vetem per ata qe kane kerkuar rinovimin e lejes, dhe jo per ata qe presin lejen e pare te qendrimit sepse kane arritur ne Itali me flukset ose per bashkim familjar. Ne keto raste, personat mund te kthehen ne vendin e origjines, por pa bere ndalesa ne zonen Shengen, duke kaluar si ne vajtje ashtu dhe ne ardhje nga i njejti vendkalim kufitar dhe duke paraqitur ricevuten e kerkeses per leshimin e lejes se pare te qendrimit bashke me pashaporten dhe vizen(prej se ciles kuptohet motivi i qendrimit ne Itali)
Mund te udhetojne edhe ata qe kane kerkuar regjistrimin e femijeve te mitur ne lejen e tyre te qendrimit: fatura e Postes mban ne fakt vetem emrin e prindit dhe emrit i te miturit nuk eshte ne lejen e vjeter te qendrimit. Kush gjendet ne kete situate mund te kerkoje ne Kuesture “nje leje qendrimi provizore, me vlefshmeri te kufizuar”. Ne kete dokument provizor do te jete edhe emri i femijes se mitur per te cilin eshte kerkuar regjistrimi ne lejen e qendrimit te prindit. Kesisoj, gjithe familja mund te dale dhe te hyje pa probleme nga Italia.
Trakati i Lisbones: 13 dhjetor 2007
Ne 13 Djetor 2007, perfaqsuesit e 27 vendeve qe i perkasin Bashkimit Europian kane firmosur ne Lisbone nje traktat, qe ishte aprovuar me pare nga lideret europiane ne 18 dhe 19 shtatorin e shkuar. Traktati duhet te ratifikohet tani nga gjithe Shtetet antare te Be-se. Hyrja ne fuqi e ketij traktati parashikohet ne janar 2009 ose diten e pare ne vijim te permbylljes se proçedurave te ratifikimit nga ana e gjithe Shteteve.
Traktati do te lehtesoje ne menyre te ndjeshme veprimtarine e Bashkimit Europian; fale traktatit te ri, qytetaret qe i perkasin Bashkimit Europian mund ta ngrene zerin e tyre per çeshtjet europiane dhe te drejtat e tyre do te sanksionohen zyrtarisht nga Karta e te drejtave themelore.
Bashkimi Europian do te jete ne gjendje qe ti pergjigjet ne nje menyre me te efektshme kerkesave te tyre ne lidhje me sektorin e energjise, te kriminalitetit nderkombetar, dhe te emigracionit.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)