Kampionati boteror i patinazhit artistik ne Torino. “”220 atlete nga 53 shtete do te sfidohen ne Palavela nga data 22 deri ne daten 28 mars 2010. Ky eshte edicioni i 100-te i boterorit . Ne gare ne Torino per skuadren italiane do te jene thuajse te gjithe sportistet e Olimpiades Dimerore te Vancouver-it, duke filluar nga Yu Na Kim, nderkohe qe ne pjesmarrjen e meshkujve rusi Plushenko nuk do te mund te marre hak ndaj amerikanit Lysacek qe ne vend te Boterorit kete here merr pjese ne spektaklin “Te kercesh me yjet” ne Shtetet e Bashkuara.
Spektakel i rendesishem, ky i Torinos, mjafton te mendojme se do te trasmetohet nga Rai Tv (650 ore trasmetim, nga te cilat 4 ore ne dite trasmetim direkt) dhe nga Eurosport Tv. Tashme jane shitur rreth 44 mije bileta, nderkohe qe do te vihen ne dispozicion 7 mije bileta me nje çmim te arsyshem dhe te konvencionuar per shkollat.
Biletat mund te blihen:
• nga faqja web www.ticketone.it; pikat e shitjes Ticketone, call center 892101
• ne FNAC ne te gjithe territorin italian
• nga 16 deri ne 28 mars do te hapet bileteria ne Palavela, via Ventimiglia 145, Torino
• bileteria e Palasport Olimpico (C.so Sebastopoli 123, tel 011 6164543) qe do te hapet per publikun nga e marta ne te shtune me orar 11.00-19.00.