Te dielen ndalohet qarkullimi i automjeteveKete te diele 7 shkurt 2010, ne qytetin e Torinos do te ndalohet kalimi i te gjithe automjeteve, nga ora 10.00 deri ne oren 18.00. Ky vendim u mor sot ne mengjes nga asesori i ambjentit, Roberto Tricarico. Bllokimi i trafikut vjen si mase parandaluese kunder perqendrimit te larte te pluhurave te imeta (pm 10), regjistruar nga pese centralet monitoruese te vendosura ne territorin torinez. [
4.2.2010]
Roland Sejko ne Torino: "Shqiperia - Vendi perballe"Ditën e Premte 05 Shkurt 2010, në orën 20.00, në Sallen e Konferencave ne Galerine e Arteve Moderne, Corso Galileo Ferraris 30,Shoqata “Officina della Storia” dhe F.I.A.P. Federata e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbëreshe të Piemontit prezantojnë, "SHQIPËRIA – VENDI PËRBALLË", filmi i parë dokumentar mbi historinë e Shqipërisë nga pavarësia deri në rënien e komunizmit . [
28.1.2010]
Forumi Nderfetar ne Qendren NderkulturoreTë Martën, 26 Janar, në orën 17.30, në Sallën e Konferencave të
Qëndrës Ndërkulturore në Corso Taranto, 160, organizohet një takim më të gjithë të interesuarit, për një përballje të parë mbi iniciativat që mund të inkuadrohen brenda aktivitetit të Forumit. Do të jenë të pranishëm profesor Valentino Castellani dhe i Ngarkuari Komunal i Kulturës, Fiorenzo Alfieri. [
12.1.2010]
Çmimi Europian për gazetarët e rinj 2010: Rregullat e konkursitKonkursi është i hapur për qytetarët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, të shteteve kandidate (Kroacia, Turqia, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë), të shteteve kandidat potencial (Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova) si dhe te Islandës. [
11.1.2010]
Neser fillon periudha e uljeve te çmimeveNga data 5 janar 2010, fillon periudha e uljeve sezonale ne dyqanet e Torinos. I njohur tek konsumatoret si
periodo dei saldi, ky eshte nje moment i shumpritur per kedo, qe deshiron te bleje me çmime te arsyeshme veshje, te cilat jashte kesaj periudhe kane çmime stratosferike. [
4.1.2010]
Zona Shengen: Serbi, Maqedoni, Mali Zi pa vizaTani per tani qendron akoma detyrimi i vizes per Bosnje Hercegovinen dhe Shqiperine: problemi i ketyre vendeve qendron akoma ne luften kunder korrupsionit dhe kriminalitetit te organizuar, politikat per rregullimin e emigracionit, por mbi te gjitha mungesat ne paisjen e qytetareve me pashaporta biometrike. Mbetet jashte edhe Kosova e cila deri tani eshte njohur vetem nga 22 shtete te Bashkimit Europian. Komisioni europian mund te rishikoje dhe njehere propozimin e ri mbi liberalizimin e vizave ne mesin e vitit 2010. [
22.12.2009]