Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > forumi nderfetar ne qendren nderkulturore

Forumi Nderfetar ne Qendren Nderkulturore

Publikuar 12.1.2010

Komiteti Ndërfetar, i krijuar për të ofruar shërbime kulti gjatë lojërave Olimpike të vitit 2006 është bërë, me vullnet të Administratës se Qytetit, një organizëm që ka për detyrë të favorizojë dialogun ndërfetar dhe të ofrojë këshillime mbi çështje që i përkasin marrëdhënieve me fetë e tjera të pranishme në territorin torinez.

Duke i dhënë këtë rol, Qyteti ka parashikuar gjithashtu që ky të përbëjë, në mënyrë informale, një forum, ku edhe ato besime fetare që nuk janë brenda Komitetit, të mund të prezantojnë problemet e tyre dhe të bëjnë të dëgjohet zëri i tyre.

Forumi është në këtë mënyrë vendi i një dialogu ndërfetar sa më të zgjeruar të mundshëm, ku do të kërkohet të përfshihen jo vetëm ministra të kultit dhe përfaqësues “zyrtarë”, por edhe qytetarë aktivë veçanërisht të ndjeshëm ndaj problemeve të një bashkëjetese qytetare, që të jetë sa më e respektueshme ndaj kërkesave fetare, e përfshirë brenda parimeve të Kushtetutës Italiane.

Për të konkretizuar këtë perspektivë, Komiteti Ndërfetar ka thirrur të Martën, 26 Janar, në orën 17.30, në Sallën e Konferencave të Qëndrës Ndërkulturore në Corso Taranto, 160, një takim më të gjithë të interesuarit, për një përballje të parë mbi iniciativat që mund tëkuadrohen brenda aktivitetit të Forumit. Do të jenë të pranishëm profesor Valentino Castellani dhe i Ngarkuari Komunal i Kulturës, Fiorenzo Alfieri.

Për informacione paraprake:
Komiteti Ndërfetar – Qendra Ndërkulturore e Qytetit të Torinos
Rruga Taranto 160 – 10154 Torino
Tel: 011 442 97 40Fax: 011 442 97 29