Ne Saluzzo(Cn),ne piazza Cavour, "Zeri i Arberit", organizon te dielen, date 22 nentor 2009, ora 15.00, nje program artistik me te cilin KJO shoqate e re prezantohet per here te pare perpara publikut. I konceptuar dhe i organizuar me rastin e Festave te Nentorit, si moment i rendesishem per komunitetin shqiptar, kjo paraqitje publike e kultures shqiptare, fokusohet tek kultura tradicionale e interpretuar nga artiste te rinj.
Repertori i artisteve pjesmarres do te bazohet ne folklorin kombetar shqiptar, ne krijimet artistike te kompozitorit Prenk Jakova si dhe ne materialin e jashtezakonshem poetik te At Gjergj Fishtes. Ne mbyllje, nje pakete kengesh popullore te qytetit te Shkodres si dhe muzike e zgjedhur nga treva te tjera shqiptare.
Marrin pjese dhe performojne ne kete spektakel artistet:
- Luke Mlluga - Student ne konservatorin e Verones ne profilin e kengeve lirike
- Luigj Lisi dhe Erland Lisi - Rapsode popullore
- Dionis Bashaj - Kengetar i muzikes popullore
Ne kete aktivitet marrin pjese Kryetari Bashkise se Saluzzos , Paolo Allemano, Presidenti i Shoqates "Zeri i Arberit", Ylli Pashuku, Kryetari i Bashkise se Shkodres, Lorenc Luka, (ne vizite pune ne Piemonte) si dhe Konsulli i Nderit i Shqiperise ne Piemonte, Giovanni Firera.
Shqiptaret ne Provincen e Cuneos perbejne komunitetin e pare nder te huaj dhe se fundmi eshte rritur ndjeshem jeta sociale e kulturore e komuniteteve etnike qe banojne ne kete province. Ne Cuneo, Bra dhe se fundmi edhe Saluzzo, rezidentet shqiptare jane organizuar ne shoqata kulturore, nepermjet te cilave kerkojne te nxjerrin ne pah vlerat e tyre kulturore dhe te promovojne tek banoret vendas artin e larmishem folkloristik te vendit te origjines si dhe ate te kultivuar.