Njeqindmije persona mbushen plot e perplot te merkuren, qendren e Torinos, ne zonen perreth Piazza Vittorio-s, Lungo Po-se dhe Murazzi-t, per festimet e San Giovanni-t, shenjtit mbrojtes te Qytetit.
Drejtuesi i ceremonise Mario Brusa, ze i njohur i spektaklit, dha shenjen e shperthimit te fishekzjarreve tradicionale ne oren 22.30, mbas procesionit me pishtare ne lumin Po. Nje spektel i vertete i shoqeruarnga nje kolone sonore emocionuese, nga Vivaldi deri ne muziken tekno dhe ate te serialeve te njohur te filmave me kartona.
Kjo feste eshte bere diçka tradicionale dhe e mirepritur nga qytetaret. Manifestimi nuk eshte i permbledhur vetem ne datat 23-24 qershor, por perfshin nja hark kohor ne te cilin zhvillohen aktivitete, me ane te te cilave kerkohet te zbulohen ane te Qytetit, te panjohura me pare.
Ne fotoblogun e qytetit, te dates 24 qershor 2009, gjeni foto nga kjo mbremje. Aty mund te kuptohet dicka nga magjia e kesaj feste dhe mund te imagjinohet se perse eshte kaq e dashur per torinezet.