Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > ekspozimi i sindonit te shenjte ne torino

Ekspozimi i Sindonit te Shenjte ne Torino

Publikuar 11.3.2010
sacro sindono torino 2010

Mbas 10 vjetesh serish ekspozimi i “Sindonit te Shenjte”, ne katedralen e Duomo-s ne Torino, ne 10 Prill – 23 Maj 2010.  Parashikohen më shumë se 2 milionë pelegrinë dhe vizitorë (pothuajse dyfishi krahasuar me vitin 2000). Per here te pare do te jete e mundur te shikohet nga afer “Sindoni i Shenjte” pas nderhyrjes se specialisteve ne 2002 per ruajtjen  dhe mirmbajtjen e tij. Rreth 20 mije autobuze te mbushur me vizitore dhe pelegrine nga e gjithe bota, do te pushtojne qytetin ne ditet e ekspozimit. Organizimi i vizites kete here per turistet do te jete me interesant dhe me  shume informacione dhe sherbime te tjera shtese.

Eshte i domosdoshem prenotimi ne qofte se deshironi te shikoni nga afer “Sindonin e Shenjte”, prenotimi mund te behet on-line ne sitin zyrtar ku do te gjeni te gjithe informacionet e duhura.

Do te jete e mundur ne ditet e ekspozimit edhe prenotimi direkt,  prane qendrave te pritjes qe do te instalohen perpara Duomos, ne piazza Castello. Vemendje dhe kujdes i veçante do ju kushtohet vizitave te personave me probleme shendetesore, invalideve, grupeve fetare dhe pellegrineve.

Ekspozimi i Sindones do të shoqërohet nga nisma fetare dhe kulturore, te cilat ne ditet e ardhshme do të përcaktohen nga komisioni organizimit.  Me 2 Maj 2010 me rastin e vizites së Papës në Torino, informohen te gjithe vizitoret dhe pelegrinet se vizitat ne Katedralen e Duomo-s do te pezullohen.