Gjuhet e seksionit në gjuhë të huaj, i drejtohen kryesisht komuniteteve të emigrantëve më të shumtë ne numer në territorin e qytetit të Torinos.
Në këto seksione publikohen lajme mbi nisma socio-kulturore të territorit; përditësime dhe të reja mbi normativa kombëtare dhe europiane mbi imigracionin; të Konsullatave Italiane në vendet respektive të origjinës dhe, anasjelltas ato të shtetit te origjines në Itali; të normativave dhe të urdhëresave lokale; uljet fiskale, financime dhe mbështetje për banorët italianë e të huaj, nismat kulturore te shoqatave të emigrantëve si dhe lajme te ndryshme kulturore dhe artistike me interes te pergjithshem.
Gjuhët e disponueshme deri tani janë: rumanisht, arabisht, shqip, spanjisht, anglisht dhe frëngjisht.
Fillimisht, 5 vite me pare u hap një seksion ne gjuhën rumune. Nga numri i vizitave të faqes dhe nga numri i faqeve të vizituara, u dallua qartë menjëherë interesi për këtë risi.
Nje vit me vone, në 2006-ten, redaksia e huaj u zgjerua me dy operatorë të tjerë në brendesi te redaksise(gjuhe arabe dhe shqipe) si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë të jashtëm për faqet në anglisht, spanjisht dhe frëngjisht.
Faqet në rumanisht, arabisht dhe shqip kanë linjat e tyre redaksionale të pavarura dhe mbajnë parasysh nevojat specifike kulturore dhe sociale të komuniteteve të referimit. Ndërsa tri gjuhet e tjera (anglisht, spanjisht dhe frëngjisht), përkthejnë materiale nga seksioni në italisht i portalit web të qytetit.
“Nëse i flet një personi në një gjuhë që ai kupton, atëherë arrin në mendjen e tij, por në qoftë se i flet në gjuhën mëmë, atëherë arrin në zemrën e tij” – kjo thenie e N. Mandeles eshte edhe motoja e ketyre faqeve dhe e filozofise ne baze te kesaj nisme.
Një seksion i përbashkët për të tre publikimet, është seksioni “Scoprire”, i cili i drejtohet vizitorit italian të interesuar për të kuptuar më shumë mbi kulturat e ndryshme qe bashkejetojne ne Torinon e sotme. Këto faqje përpiqen që të jenë edhe mënyra e komunikimit që komunitetet e te huajve, përdorin për të komunikuar me institucionet lokale. Ky seksion ne gjuhen italiane është konceptuar edhe si një mënyrë për të komunikuar me brezat e fëmijëve, që kanë lindur nga prindër të huaj, apo që kanë ardhur që të vegjël në Itali (te ashtuquajturat generata te dyta te imigranteve).
Të shohim më konkretisht Edicionin në Gjuhën Shqipe. Disa nga seksionet në brendësi të kësaj faqeje janë:
- Aktiviteti privat- Në Itali janë rreth 25 mijë ndërmarrje të drejtuara nga qytetarë shqiptarë dhe rreth 2200 prej tyre ndodhen në territorin e Krahinës Piemonte.
- Artikuj ne media – Një përmbledhje artikujsh mbi Shqipërinë, Ballkanin dhe komunitetin shqiptar në Itali, të shfaqur në gazetat kryesore kombëtare dhe në portale të ndryshëm web me rendësi kombëtare.
- Punesimi – Të gjitha të rejat në lidhje me punësimin, mundësitë e punësimit, konkurse, kontrata etj.
- Shendeti dhe Sociale – Italia ka një nga sistemet shëndetësor më të përparuar në botë. Në bazë të këtij sistemi është filozofia se shëndeti i individit ndikon drejtëpërdrejtë në shëndetin e të gjithë shoqërisë. Lajmërime të rendësishme mbi funksionimin e këtij sistemi kompleks, fushtatat e parandalimit, nismat socio-shëndetësore në interes të komunitetit shqiptar, mund të shihen në këtë seksion te faqes.
- Shkolla dhe formimi – Në Itali ka rreth 70 mijë fëmijë shqiptarë që studiojnë në bankat e shkollës. Ky seksion i drejtohet atyre dhe prindërve të tyre. Për më tepër, kjo faqe raporton edhe lajme mbi komunitetin e madh të studentëve shqiptarë në universitetet italiane. Vetëm në Torino, ka rreth 1000 studentë me origjinë shqiptare. Midis te tjerave, ofrohen edhe informacione nga bota e formimit profesional dhe nga mundesite e shumta formuese qe japin agjensitë e territorit.
- Komuniteti shqiptar – Komuniteti shqiptar në Piemonte numeron 45 mijë rezidentë të rregullt, në provinca rezidentët shqiptarë janë rreth 12 mijë, ndërsa në Torino janë 5 mijë rezident me kombësi shqiptare. Lajme nga bota e shoqatave lokale por edhe të atyre në nivel kombëtar. Këtu mund të gjenden lajmërime me interes për emigrantët shqiptarë për vendin e origjinës. Për më tepër, publikohen histori jete të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Torino.
- Zbulo – Një dritare mbi botën: Torino, Piemonte, Italia. Mrekullitë gastronomike, risitë teknologjike të nisura nga Torino, prezantime të faqjeve web me interes, si dhe kuriozitete nga të gjitha fushat.
- Scoprire – Drejtuar qytetarëve italianë, me lajme që i përkasin komunitetit shqiptar, shoqatave kulturore, kulturës dhe traditës shqiptare. Një sy edhe minoritetit gjuhësor arbëresh në territor (rreth 5 mijë prezenca në Torino, emigrantë krysisht nga jugu i Italisë në vitet ’60).
Faqet ne gjuhe te huaj: