Të shtunën më 6 Mars, Pallati Komunal do të jetë i hapur për publikun. Në program ka disa vizita me një shoqerues, në sallat aulike në orën 9:30 dhe 10:30, dhe mbasditeve në orën 15:00 dhe 16:00. Takimi bëhet në via Milano, 1. Vizitat do të bëhen me grupe prej 28 vetash, deri në plotësimin e vendeve të lira.
Për informacion, mund të telefonohet në numrat 011 443 44 11/3 44 15. Vizitorët do të shoqërohen nga vullnetarë të shoqatave kulturore.
Vizitat nisin nga piazza Palazzo di Città, vend që, për shkak të ndërtimit të veprave të mëdha zbukuruese të qytetit të nisura në shekullin e 14-të, u bë objekt restaurimesh, me ndërtimin e harqeve nga Benedetto Alfieri. Në qendër të sheshit ndodhet monumenti i realizuar nga Pelagio Palagi dhe i dhuruar nga Carlo Alberto i Savoias me rastin e martesës së djalit të tij me princeshën Lorena.
Grupet do të vazhdojnë vizitën duke u ndalur në portën e hyrjes së pallatit, ku janë të vendosura statujat e monarkëve Carlo Alberto dhe Vittorio Emanuele II, të gdhendura respektivisht nga Luigi Cauda (1858) dhe Vincenzo Vela (1865), e më pas, në Kopështin e Nderit (Cortile d’Onore), shembull i aftësisë dekorative të arkitektit Francesco Lanfranchi. Më 1600-ën, këtu u themelua “Spezieria Comunale”. Aty shpërndaheshin falas ilaçe për të varfërit, dhe struktura shërbente edhe si ambulator, ku shërbenin disa kirurgë.
Nga kati i parë, duke u ngjitur nëpër shkallët monumentale, arrihet në Sala dei Marmi dhe në Sala Congregazioni. Vazhdohet më pas për në Sala del Consiglio Comunale. Vizita përfundon në dhomën e Kryetarit të Bashkisë, ku gjendet piktura e mrekullisë së Corpus Domini.