Të mërkurën, më 28 Prill, në orën 10:30, në ambientet e Sala Rossa të Bashkisë së Torinos, në via Palazzo di Città nr 1, do të zhvillohet dita e pestë botërore e viktimave të amiantit. Komisionet e Punës dhe Ambientit të Komunës dhe Provincës së Torinos, dhe të Rajonit Piemonte do të presin përfaqësuesit e shoqatave të viktimave italiane dhe franceze, të Inail Piemonte dhe të Spresal ASL TO1.
Ndersa ne mbremje ne oren 20.30 ne TEATRIN E BASHKISË ne CASALE MONFERRATO projektimi i dokumentarit “Një qytet që rritet” – dokumentar i Doda Film me aktore protagoniste Ottavia Piccolo, me titra në frëngjisht. Më pas, Massimiliano Quirico do të komentojë filmin dhe do të prezantojë numrin e parë të gazetës “Siguri dhe Punë”, të drejtuar nga vetë ai. Mbremja vazhdon me pershendetjet e Romana Blasotti Pavesi – Presidente e Shoqatës Familjarë të viktimave të Amiantos, të presidentit ANDEVA - Alain Guérif, shoqates kombëtare te viktimave të amiantit francez – dhe e sekretares rajonale të sindikatës UNIA Ticino – Zvicër – Saverio Lurati.
Ne oren 21:10 Regjizori Michele Citoni paraqet projektimin e “E pashkatërrueshme” – dokumentar mbi historinë e luftës ndaj amiantit të ETERNIT Casale, ndersa ne oren 22:00 Tryezë e rrumbullakët me përfaqësuesit e Shoqatave dhe Organizatave të Sindikatave italiane, franceze dhe zviceriane mbi iniciativat e bashkëpunimeve ndërkombëtare – moderatore Silvana Mossano, gazetare.