Arbereshet ne territorin piemontez jetojne qe prej viteve ’60, vite te emigracionit te madh nga jugu i Italise, ne veriun e saj. Ne zonen e Torinos ata kordinohen qe prej vitit 2000 nga shoqata Vatra Arberesh e Chierit(To), e cila eshte edhe kryeqendra rajonale e kesaj pakice linguistike italo-shqiptare.
Gjate ketyre 10 viteve, shoqata ka arritur te gjalleroje jeten e ketij komuniteti dhe ta beje ate pjese te rendesishme te perpjekjeve qe arbereshet po bejne ne te gjithe territorin italian ne ruajtjen e gjuhes dhe traditave antike. Per te festuar kete dekade aktivitetesh, Shoqata organizon te premten 21 maj dhe te dielen 23 maj 2010, nje program te ngjeshur celebrativ.
Te premten 21 maj ne oren 19.00 ne Biblioteken “Nicolò e Paola Francone”mbahet konferenca “Skenderbeu dhe arbereshet”- ndersa te dielen 23 maj ne oren 11.00, mesha ne kishen e Santa Annnuziata, ne piazza Trieste 1- Chieri, me meshen ne ritin latin me At Gianni Sacchetti dhe ne ritin greko- bizantin me At Angelo Belluscio.
E diela festive vazhdon me dreken sociale ne oren 13.00 ne Ristorante Pizzeria SAN MARTINO, Strada Baldissero,66 – Chieri (TO). Per me teper informacion dhe per prenotimet ju ftojme te vizitoni faqen ne web te shoqates Vatra Arberesh:www.vatrarberesh.it