Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet

Cfare eshte MobiGiò

Publikuar 11.3.2008

Mobigiò, frut i bashkepunimit te qendres InformaGiovani dhe CTS, eshte nje pike informacioni kushtuar turizmit dhe levizjes rinore.

Ofron informacion mbi:

- iniciativat e ndermarra nga Qyteti i Torinos mbi temen e e levizjes rinore: shkembime internacionale, sherbim vullnetar europian

- lehtesira per te udhetuar ne Itali dhe jashte saj

- dokumenta, transport, vaksinim…. Per te udhetuar ne gjithe vendet e botes

- struktura pritese ne Itali dhe jashte

- menyrat per te shpenzuar sa me pak per strehimin jashte shtetit: vendosjen ne familje, shkembim shtepie

- pushime me qellime: ekologjike, kulturore, sportive

- kurse gjuhesore dhe pushime qe shoqerohen me mesimin e gjuhes

- programet kryesore mbi levizjen e studenteve dhe te rinjve brenda Bashkimit Europian (praktika, stazhe)

Gjithashtu mund te:

- te njihesh me Banca Dati dhe Schede Orientative te qendres InformaGiovani te cilat jane te pasura me informacion dhe njoftime te dobishme

- te shfrytezosh gjithe sherbimet e rezervuara per anetaret CTS

Ku eshte MobiGio

Corso San Maurizio 6 – Torino

Mjete publike: 3 – 16 – 18 - 68

Harta


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)