Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet

Castronovo takon ish kryeministrin shqiptar Meta

Publikuar 22.1.2008

Pas marreveshjeve te sigluara ne Torino 3 marsin e shkuar dhe Memorandumit te bashkepunimit te firmosur ne kreyeqytetin shqiptar 17 nentorin e shkuar nga kryetari i Keshillit bashkiak te Tiranes Sokol Dervishaj dhe nga presidenti i Keshillit bashkiak te Torinos Bepe Castronovo, marredheniet mes qytetit te Torinos dhe atij te Tiranes jane shtuar akoma dhe me shume.

Presidenti Castronovo priti ne 14 janar nje delegacion shqiptar ne Torino te kryesuar nga Ilir Meta, ish kryeminister dhe lider aktual i LSI-se. Ne takim moren pjese keshilltari Cristiano Bussola, promovues i iniciatives, keshilltari ne Kooperimin internacional Michele Dell’ Utri dhe Presidenti i Komisionit te Pare Bashkiak, Gioachino Cuntrò.

Kjo vizite ishte nje rast i mire per te forcuar miqesine mes dy qyteteve dhe perthelluar marredheniet kulturore dhe ekonomike te cilat keto dite po perfshijne edhe firmat torineze SMAT dhe AMIAT. Ne fakt,Tirana ka paraqitur interes ne importimin e eksperiencave torineze ne fushen e mbledhjes dhe shkrirjes se mbeturinave dhe ne sektorin e ujesjellesit.

“Duam te mesojme nga ju”- tha ish kryeministri shqiptar – “kemi ende probleme te veshtira per te zgjidhur dhe jemi shume te gezuar per fillimin e ketij proçesi qe do te shpjere ne nje lidhje gjithnje e me te ngushte dhe konkrete edhe mes Universiteteve perkatese te dy qyteteve.

Keshilltari Dell’Utri nenvizoi se bashkepunimi gjithnje e me i ngushte do te beje te mundur qe ne te ardhem dy qytetet te marrin pjese se bashku ne financimet europiane.

Dita e delegacionit shqiptar ne Torino vazhdoi me nje vizite ne Palazzo Civico dhe ne Muzeun e Kinemase ne Mole Antoneliana. Me pas, Ilir Meta takoi disa eksponente te komunitetit shqiptar dhe sipermarres te firmave qe merren me perpunimin e veres. Ne fakt, shqiptareve po fillon tu pelqeje vera italiane dhe ne veçanti ajo piemonteze keshtu qe kerkesat jane vazhdimisht ne rritje.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)