Kriminalizimi i emigrantëve ka hyrë edhe në të folurën e përditshme të përdorur nga sferat më të larta politike të Europës. Siç e tregon edhe një raport që u prezantua më 5 Shkurt 2010 në Bruksel nga Komisioneri i Të Drejtave të Njeriut të Këshillit të Europës (Coe), Thomas Hammarberg, në tekstet ligjore dhe në programet europiane të lidhura me emigracionin, përdoret fjala “emigracion ilegal”. Në dallim nga kjo, Këshilli i Europës, për të shmangur përdorimin e mëtejshëm të kësaj fjale, në mënyrë që kjo të mos përdoret për marxhinalizimin e mëtejshëm të emigrantëve, fton 47 vendet anëtare që në tekstet e tyre të përdorin fjalën “migrim i parregullt”.
“Fatkeqësisht – thuhet në dokumentin e Coe-s – këto fjalë të lidhur me ilegalitetin përdoren edhe në rastet kur personat e interesuar nuk kanë kaluar ende kufijtë e Bashkimit Europian, dhe janë persona që, me aq njohuri sa kanë funskionarët europianë – mund të jenë ende në vendlindjen e tyre. Përdorimi i “emigrantë klandestinë” dhe “emigracion klandestin” është i gabuar, meqënë se individët nuk kanë kryer domosdoshmërisht një krim, në lidhje me legjislacionin e një shteti anëtar”.
Sipas Coe, “zgjedhja e fjalorit qe autoritetet përdorin në opinionin publik është shumë i rëndësishem për imazhin dhe perceptimin e dukurise së imigracionit ”. Në raport thuhet se “të jesh një emigrant, bashkangjitet, për shkak të përdorimit të fjalëve, me akte ilegale në kuptimin e shkeljes së ligjit penal. Të gjithë emigrantët bëhen prè e dyshimit. Koncepti i “emigracionit klandestin”, shkakton dyshim në popullsi (duke përfshirë edhe funskionarët publikë), mbi lëvizjen ndërkombëtare të personave”.
Ndërkohë që, autoritetet dhe shoqatat që kanë përdorur fjalët “i parregullt” ose “pa dokumenta”, në vend të ilegalitetit ose klandestinitetit, vënë në pah – sipas Coe – jo aspektet e lidhura me kriminalitetin apo me operacionet e policisë, por ato që kanë të bëjnë me raportin ndërmjet personit (imigrantit) dhe shtetit që duhet të njohë dhe të vërë dorë mbi situatën ne menyre korrekte.
Sidoqoftë, kriminaliteti nuk kufizohet vetem me kalimin e kufijve, por shtrihet edhe në sfera si banesat, punësimi dhe sipërmarrja e lirë. Qëndrimi në një vend kur nuk ke më të drejtën (administrative), përbën një krim, po aq sa po bëhet krim kush bashkëpunon me emigrantët e parregullt (shih rastin francez, ose aktin kriminal të drejtuesit të anijes që ndihmojnë emigrantët në brigjet e Mesdheut).
Fenomen gjithashtu i rëndë, që Coe denoncon, është përgjithësimi i atyre që kërkojnë azil qëndrimi, nën fjalën kriminalitet, ndërkohë që ekziston e drejta që të lënë vendin e tyre për të gjetur qëndrim në vende më të sigurta ku nuk rrezikohet jeta e tyre: përfshirja e këtyre personave, thekson Coe, ngre disa shqetësime të mëdha përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut, në të cilat Europa (dhe veçanërisht Bashkimi Europian) shprehet garant, por që po i respekton dita ditës, gjithnjë e më pak.