Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > “balada e përtejdetit dhe të mëdhenjtë e europës”

“Balada e Përtejdetit dhe të Mëdhenjtë e Europës”

Publikuar 23.11.2009

Të Shtunën 28 Nëntor 2009, në orën 20.30,Konservatorin “Giuseppe Verdi”Piazza Bodoni, Torino, violinistja soliste Suela Mullaj dhe maestro Massimo Palumbo paraqesin “Balada e Përtejdetit & të Mëdhejtë e Europës”, koncert për violinë dhe piano.

Koncerti, i organizuar nga Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra dhe nga Zyra e Përfaqësimit e Dhomës së Tregtisë së Tiranës në Torino, nën patronazhin e Ambasadës së Shqipërisë në Itali dhe të Qytetit të Torinos, propozohet me rastin e Festave Kombëtare të Shqipërisë.

Programi i mbrëmjes parashikon muzikë nga kompozitorët e mëdhenj europjanë Ludwig Van Beethoven: Sonata in Re Maggiore Op. 12 Nr.1, Joseph-Maurice Ravel: Sonata in Sol, Ottorino Respighi: Tre Pezzi per Violino e Pianoforte dhe prezantimin për herë të parë në Torino të Baladës së autorit Shqiptar Pjetër Gaci, kompozitor dhe violinist, autor i veprave te para soliste te muzikes instrumentale shqiptare per violine.

Eventi muzikor organizohet në kuadër të projektit “Festivali i Kulturës Shqiptare”, i realizuar me mbështetjen e Rajonit të Piemontit, që synon promovimin dhe vlerësimin e pasurisë artistike, kulturore dhe letrare të popullit Shqiptar.

Koncerti është realizuar me bashkëpunimin e F.I.A.P., Federata e Shoqatave Shqiptare, Italo-Shqiptare dhe Arbereshe të Piemontit,Fondacionit UECO (United Europe Chamber Orchestra) dhe të shoqatave “Vatra Arbëreshe” dhe “Shkodra Life”.

Hyrja në koncert është e lirë

Adresa:

Conservatorio “Giuseppe Verdi”

Piazza Bodoni, Torino (linee GTT: 1-9-18-34-35-52-61-64-68)

Për më shumë informacion:

Benko Gjata

Shoqata Kulturore Italo-Shqiptare Vatra

Via Piazzi 12, 10123, Torino

Cel. +39 339 3376951

Fax +39 011 6060412

E-mail vatra@hotmail.it