Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet

Autobuze gjate gjithe nates ne piazza Vittorio

Publikuar 30.6.2008

Qe nga nata e 27 qershorit, 10 linja te reja kane filluar te lidhin qendren e qytetit Torino, dhe ne veçanti piazza Vittorio Veneto, me zonat e tjera periferike.
Projekti u vu ne jete fale bashkepunimit te bashkise se Torinos, Agjencise per Levizjen dhe GTT qe kane realizuar per here te pare ne Torino nje alternative transporti te sigurt per frekuentuesit e lokaleve te nates, duke lene vend edhe per fluksin e mjeteve private ne zonat e qendres.
Sherbimi do te jete akitv netet e te premtes dhe te shtunes me autobuse per çdo ore.

Intineraret
Intineraret do te jene pjeserisht ata qe ekzistojne normalisht dhe autobuset do te dallohen nga numri i linjes dhe ngjyra. Per te gjithe intineraret, stacioni qendror do te jete ne piazza Vittorio Veneto.
Ne vijim eshte lista e plote:

  • LINEA 1 ARANCIONE, nga Piazza Massaua dhe kthim;
  • LINEA 3 ORO, nga Strada Altessano dhe kthim;
  • LINEA 4 ROSSA, nga piazza Derna dhe kthim;
  • LINEA 4 AZZURRA, nga piazza Caio Mario dhe kthim;
  • LINEA 5 VIOLA, nga piazza Cattaneo dhe kthim;
  • LINEA 10 GIALLA, nga via Massari dhe kthim;
  • LINEA 15 ROSA, nga via Brissogne dhe kthim;
  • LINEA 18 ARGENTO, nga piazza Sofia dhe kthim;
  • LINEA 18 BLU, nga Corso Maroncelli dhe kthim;
  • LINEA 68 VERDE, nga via Cafasso dhe kthim
Linja Star Notte
Gjithashtu mund te shfrytezohet edhe linja Star Notte e cila do te lidhe vendparkimet ne strukturen Vittorio, Valdo Fusi, Bodoni, Roma-San Carlo-Castello, Santo Stefano, Arbarello, Bolzano me zonat qendrore te Murazzi dhe te Quadrilatero Romano, me stacione qendrore ne piazza XVIII dicembre e lungo Po Diaz. Sherbimi do te jete nga ora 23.00 deri ne 5.00 me autobuse çdo 20 minuta.

Tarifat
Per linja e sherbimit te nates do te jene te vlefshme gjithe dokumentat e zakonshem te udhetimit per rrjetin urban.
Ne rast nevoje mund te blihen bileta prane 170 distributoreve automatike qe shesin bileta urbane dhe suburbane 24 ore ne 24, ose nga parkometrat – e vendsour ne zonen blu te qendrimit me pagese – ku mund te blihen bileta urbani per rruget e thjeshta, per tecilat kerkohet qe te konvalidohen ne autobus dhe vlejne deri ne 80 minuta nga momenti i leshimit.
Ky sherbim do te aktivizohet ne forme eksperimentale ne muajt e korrikut dhe gushtit per te vleresuar dobine dhe koston e tij.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)