Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet > alba: zeri i arberit merr pjese ne "benvenuti a macramè"

Alba: Zeri i Arberit merr pjese ne "Benvenuti a Macramè"

Publikuar 13.5.2010
Zeri i Arberit Città di Alba Cuneo

Shoqata kulturore italo-shqiptare e Albes, Zeri i Arberit, organizon se bashku me shoqata te tjera te territorit, nje darke me guzhine nga e gjithe bota. Darka multikulturore realizohet ne kuader te iniciatives " Benvenuti a Macramè", organizuar nga Provincia e Cuneo-s dhe Komuna e Albes, nen kujdesin e Ministrise Italiane te Kultures dhe ne bashkepunim me shoqatat e qytetareve te rinj, si dhe ente e shoqata italiane te impenjuara ne projekte interetnike.

Gjate kater  diteve te ketij aktiviteti nderkulturor, nga data 26 deri ne date 30 maj 2010, do te organizohen ekspozita me punime te nxenesve te shkollave, prezantime librash me tema nderkulturore, dreka e darka me guzhine nga e gjithe bota, mbremje poezish si dhe nje koncert ne bashkpunim me Alba Music Festival.

Darka, ku eshte angazhuar Shoqata Zeri i Arberit do te organizohet para koncertit permbylles, i cili do te zhvillohet te dielen ne date 30 maj, ne oren 21.00 ne Piazza Savona, ne Alba.

Per INFO:
Informagiovani
Piazza Risorgimento 2 (Alba)
nga e marta ne te shtune nga ora 9 deri ne oren 12
te marte dhe te enjte nga ora 16 deri ne oren 18 -Tel 0173/292348
Associazione UNIREA - Tel. 0173 283667