Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktualitet

20 te rinj imigrante ne sherbim vullnetar civil

Publikuar 27.8.2007

Nje vit pune bashke, por edhe nje vit formimi vazhdon: nje rast i mrekullueshme per 20 te rinj vullnetare, te huaj ‘te brezit te dyte’ : lindur ne Itali ( ose lindur ne vendin e tyre dhe me pas te bashkuar me familjet ), me nje kembe ne gadishull dhe tjetren ne vendin e tyre te origjines, me dicka manget ( ose dicka teper) prej te qenit italiane ne vend te huaj dhe te huaj ne Itali. Me rrezikun e mospasjes se rrenjeve kudo qe shkojne dhe ne te njejten kohe me privilegjin per tu bere ura nderlidhese mes botesh qe jetojne ne te njetin vend por qe nuk takohen.

Pra fjala magjike eshte Integrimi. Per kete lindi nje projekt me emrin ‘Se non ora, quando?’ (Nese jo tani , kur atehere?) qe ka per qellim mbeshtetjen e qytetareve te huaj te brezit te dyte ne perpjekjet e tyre per integrim dhe rritjen ne shpirtin e tyre te ndjenjes se qytetarise aktive dhe te pergjegjesise. Projekti mori nje financim prej 400 000 euro nga Fondi Kombetar 2006 per Politikat migratore.

Projekti qe perfshin tre sektore te Administrates bashkiake – Sherbimet edukative, Sherbimet kulturale dhe Politikat rinore – do te bashkoje pervojat e ndryshme, aftesite dhe mjetet e subjekteve publike e private ne dy zona te qytetit ku perberja sociale tregon per nje prezence te madhe te emigranteve qe i perkasin etnive te ndryshme. Keto dy zona jane Barriera dhe Vanchiglia –Vanchiglieta , qe mbulohen nga Circoscrizione (minibashkite) 6 dhe 7, dhe ku jetojne rreth 12 mije emigrante. Ne Barriera te Milanos jetojne 9604 te huaj nga te cilet 1479 jane kryefamiljare dhe1497 jane nga mosha 11 deri 25 vjec. Ne Vanchiglia- Vanchiglieta jane 2831 me 410 kryefamiljare dhe 302 femije.

Projekti ‘Se non ora, quando?’ do te shtrihet ne kontekste te ndryshem, si familja dhe shkolla, me veprime qe synojne bashkimin e eksperiencave, aftesive dhe burimeve qe ekzistojne por qe duhet te dalin nga kuadri sektorial si p.sh ndihma ndaj familjeve dhe grupeve te emigranteve, te rregullt ose jo, qe te marrin mbi vete pergjegjesine e edukimit, mbeshtetja ndaj shkollave per te krijuar lidhje me ambjentin ne menyre qe ato te behen vende ku etnite e ndryshme te nderveprojne dhe emgrantet e rinj te perfshihen ne ambjetin ku jetojne.

Veprimet ndermarra jane keto : kurset e auto-ndihmes (auto-aiuto) per emigrantet qe jane prinder ; kurse te italishtes per nxenes dhe per familje ; kurse kualifikimi dhe gjetjen e mesuesve ; aksione qe kane te bejne me vleresimin e aftesive shoqerore dhe kulturale dhe te njohjes se rolit social qe ka gjithsecili nga emigrantet e rinj te brezit te dyte. 20 vullnetaret qe u zgjodhen mes 71 kandidateve qe ju pergjigjen lajmerimit do te veprojne ne te dy lagjet duke krijuar lidhje me grupet ekzistuese per tu bere kesisoj ura nderlidhese mes realiteve te ndryshme. Ata do te nderhyjne ne te gjitha aksionet e parashikuara ne projekt , te shoqeruar nga dy mediatore kulturor dhe nen drejtimin e Sektorit te Integrimit per te favorizuar krijimi e nje rrjeti te brendshem mes emigranteve te rinj dhe rritjen ne shpirtin e tyre te ndjenjes qe i ndergjegjeson per perkatesine ndaj nje komuniteti qytetar ne menyre qe te kapercejne hendeqet mes etnive dhe brezave.

Sherbimi civil, fale nje kursi formimi drejtuar nga Sektori i Integrimit dhe Sektori i Politkave rinore, do te jete per 20 vullnetaret nje rast i mire edhe per rritjen e tyre personale persa i perket njohjes se ambjentit, funksionimit te te Institucioneve dhe pikepjekjeve kulturore. Gjate sherbimit, ata do te trajtohen ekonomikisht dhe juridikisht njesoj si vullnetaret ne sherbimin civil italian.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)