Viza e hyrjes për tregëti, i lejon hyrjen në Itali, per një qëndrim të shkurtër, të huajit që ka qëllim të udhëtojë për çështje ekonomiko-tregëtare, për kontakte apo negociata, për të kuptuar apo verifikuar përdorimin e funksionimit të të makinave instrumentale të blera ose të shitura në kuadër të një kontrate tregëtare dhe të bashkëpunimit industrial (artikulli 2 i Dekretit të Ministrisë së Punëve të Jashtëme, 12 Korrik 2000).
Treguesi i materialit te meposhtem:
1. Vizë hyrjeje për tregëti
2. Mundësitë e përjashtimit nga detyrimi për vizat
3. Kushtet e hyrjes të parashikuara nga rregullorja CE nr. 562/2006 të Parlamentit Europian dhe Këshillit
4. Qendrimi për punë dhe deklarimi i qendrimit
1. Vizë hyrjeje për tregëti.
Bëhet fjalë për një “viza Shengen” te vlefshme për qëllime hyrjeje në të gjitha vendet e zonës së qarkullimit të lirë për qëndrime të shkurtra, jo më shumë se 90 ditë (për më shumë informacion për tipologjinë e vizave të hyrjes të shihet skeda “Vizë hyrjeje” (Tipologjia dhe kërkesat)).
Karakteristikat e kërkuara për të siguruar lëshimin e një tipi të tillë vize, në dekretin e përmendur më sipër, janë:
a) Gjendja e “operator ekonomiko-tregëtar” e kërkuesit;
b) Qëllimi ekonomiko-tregëtar i udhëtimit për të cilin kërkohet viza;
c) Ekzistenca dhe aktiviteti konkret i zhvilluar në Itali nga operatorët ekonomikë që kërkojnë lëshimin e vizës në favor të operatorit të huaj; veçanërisht në praktikën administrative, Ministria e Punëve të Jashtëme kërkon garanci të dokumentuara mbi ekzistencën dhe aktivitetin konkret të zhvilluar nga operatorët italinë të sektorit që kërkojnë lëshimin e vizës në favor të qytetarit të huaj (çertifikatën e regjistrimit në Dhomën e Tregëtisë, dhe çertifikata visura camerale);
d) Mjetet e duhura ekonomike të mbajtjes, në çdo rast jo më të ulëta se sa vlerës së vendosur nga Ministria e Brendshme me direktivën e parashikuar nga artikulli 4, paragrafi 3, i tekstit unik të dispozitave ligjore në fushën e disiplinës së emigracionit dhe normat mbi kushtet e të huajit, të dalë me dekret legjislativ më 25 Qershor 1998, nr. 286 (prej këtej e më poshtë e shënuar "T.U."). Vlera të tilla, në bazë të artikujve 3 dhe 6 të direktivës së Ministrisë së Brendshme 1.03.2000 janë me vlere identike me ato të parashikuara për lëshimin e vizave për turizëm.
E njëjta normë ligjore parashikon gjithashtu që viza për tregëti mund të lëshohet edhe për personat që shoqërojnë, për qëllime të dokumentuara pune, aplikuesin.
Në praktikën administrative, Ministria e Punëve të Jashtme kërkon që aplikuesi të tregojë disa karakteristika të përgjithshme për lëshimin e vizës:
1. Mundësine e një vend qendrimi (prenotimi i hotelit, deklaratë mikpritjeje, deklaratë e marrjes përsipër të shpenzimeve të qëndrimit nga ana e kompanisë Italiane etj.); tregimi i kushteve të qëndrimit në kërkesën për lëshimin e vizës, parashikohet nga artikulli 5, paragrafi 6, pika d) e rregullores së realizmit të t.u. të ligjit mbi emigracionin të lëshuar me D.P.R. (V.K.M.) më 31 Gusht 1999, nr. 394
2. Sigurimin shëndetësor më një mbulim minimal prej 30 000 Eurosh për shpenzimet e shtrimit me urgjencë në spital dhe për shpenzimet e riatdhesimit. Bëhet fjalë për një kërkesë më legjitimitet të dyshimtë. Në fakt, garancia për shpenzimet e një riatdhesimi të mundshëm nuk parashikohet nga asnjë normë në fuqi, ndërsa garancia për shtrimet urgjente duket të kërkojë që i huaji që më parë se lëshimi i vizës të kryejë detyrimin për çdo të huaj që nuk ështe i regjistruar në shërbimin shëndetësor kombëtar për tu pajisur me një policë sigurimi të tillë në një kompani/institut sigurimi italiane ose të huaj që të mbulojë çdo risk për sëmundje, aksidente, lindje (artikulli 34, paragrafi 3, T.U.)
Në praktikë, proçedurat për lëshimin e vizave për qëllime pune kanë qënë të ngadalta dhe të vështira, edhe sepse Ministria e Punëve të Jashtme ka aprovuar lëshimin e vizave kryesisht në rastet kur kishte një kërkesë specifike lëshimi nga ana e kompanive italine në rastet e mëposhtme:
A) Operator ekonomiko-tregëtar, i cili bashkë me kërkesën duhet të bashkangjiste
1) Dokumentat që provojnë kushtet ekzistuese të operatorit ekonomik (për shembull: liçenca e ushtrimit, çertifikata visura camerale, etj.);
2) Programin e udhëtimit, duke treguar kontaktet “e biznesit” të parashikuara, ose ftesën e kompanisë italiane që duhet të tregojë tipin e detyrës së ngarkuar personit, tipin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive, vendin ku do të qendrojë i huaji si dhe subjektin që do të paguajë shpenzimet e udhëtimit dhe qendrimit.
B) Fotomodel/e, Model/e, i punësuar në mënyrë të rregull nga një kompani e huaj, i ftuar me një letër të veçantë nga një agjensi italiane mode që duhet të tregojë tipin e detyrës së ngarkuar personit, tipin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive, vendin ku do të qendrojë i huaji si dhe subjektin që do të paguajë shpenzimet e udhëtimit dhe qendrimit;
C) Anëtarë të trupave televisive, radiofonike ose kinematografike, në varësi të një enti të huaj
D) Transporti (autotransportues ose anëtar i një ekuipazhi ajror)
Pikërisht me qëllimin për të thjeshtuar lëshimin e vizave për punë, çdo përfaqësi diplomatike-konsullore italiane, edhe në kuadër të marrëveshjeve të dyanshme ndërmjet Italisë dhe shtetit tjeter, ka përfunduar bashkëpunime me dhomat lokale të tregëtisë osë insitutëet publike tregëtare ose shoqëri të veçanta të ndërmjetësimit, për të thjeshtuar dhe bërë më të shpëjtë për operatorët ekonomikë, të gjitha detyrimet të lidhura më lëshimin e vizave dhe për të favorizuar lëshimin sa më të shpejtë të vizave për tregëti, edhe në formë vize me shumë hyrje.
2. Mundësitë e përjashtimit nga detyrimi për vizat
Shtesa e II e rregullores CE 15 Mars 2001, nr. 539 (“Lista e vendeve të treta, qytetarët e së cilëve duhet të jenë në zotërim të vizës në momentin e kalimit të kufijve dhe lista e vendeve të treta qytetarët e të cilëve janë të përjashtuar nga një detyrim i tillë”), e modifikuar modificato së fundmi nga regullorja CE 851/2005, listom disa shtet që nuk i përkasin Bashkimit Europian, qytetaret e së cilëve janë të përjashtuar nga detyrimi për tu pajisur me vizë për udhëtimet e shkurtra, dhe për sa rrjedh, për udhëtime me qëllime tregëtie
Veçanërisht nuk kanë nevojë për lëshimin e vizës për qëllimë tregëtie qytetarët e shteteve të mëposhtme: Andorra, Argjentina, Australia, Brazili, Brunei, Kanada, Kili, Korea e Jugut, Kosta Rika, Kroacia, El Salvador, Japonia, Guatemala, Honduras, Izraeli, Malajzia, Meksika, Monako, Nikaragua, Zelanda e Re, Panama, Paraguaji, San Marino, Selia e Shenjtë, Singapori, Shtetet e Bashkuara, Uruguaji, Venezuela dhe qytetarëve të rajoneve administrative të Republikës Popullore Kineze të Hong Kongut dhe të Makaos.
Këtyre u shtohen edhe të huaj të tjerë më gjërësisht të përjashtuar nga detyrimi i vizës (të shihet skeda vizë hyrje (kërkesat dhe kushtet)).
3. Kushtet e hyrjes të parashikuara nga regullorja CE nr. 562/2006 të Parlamentit Europian dhe Këshillit
Dispozita të veçanta në lidhje me kushtet për hyrjen e qytetarëve të vendeve të treta për qendrime të shkurtra, jo më shumë se tre muaj përgjatë gjashtë muajve (si rrjedhim edhe hyrjet për qëllime tregëtie) janë të përfshira në rregulloren CE nr. 562/2006 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, istitutivo i kodit komunitar të lidhur me regjimin e kalimit të kufijve nga ana e personave (Kodi i kufijve Shengen).
Norma të tilla i referohen “qytetarë të vendeve të treta” duke nënkuptuar të tillë qytetarët e vendeve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, përjashto ato vende të treta me lidhje familjare më një qytetar të Bashkimit që ushtron të drejtën e vetë të qarkullimit të lirë, qytetarët e vendeve që kanë aderuar në Konventën e aplikit të Marrëveshjes Shëngen (Zvicra, Islanda dhe Norvegjia) dhe familjarët e këtyre të fundit.
Në veçanti, artikulli 5 i regullores së përmendur më sipër parashikon kushtet e mëposhtme të hyrjes për qëndrime të shkurtra:
1. Të zotërosh një ose më shumë dokumente të vlefshme udhëtimi që të lejojnë të kalosh kufirin;
2. Të jesh në zotërim të një vize të vlefshme hyrjeje, përjashto rastet përjashtuese të përmendura më sipër;
3. Justifikimi i qëllimit dhe kushteve të udhëtimit të parashikuar dhe të zotërosh mjete të mjaftueshme për jetesën, qoftë për kohëzgjatjen e parashikuar të udhëtimit qoftë për udhëtimin e kthimit në vendin e origjinës ose për tranzit drejt një shteti të tretë në të cilin është i garantuar hyrja, pra, të jesh i aftë të marrësh ligjërisht të ashtëquajturat mjete monetare. Vlerësimi i disponueshmërisë së mjeteve të mjaftueshëm të (mbi)jetesës mund të bazohet në zotërimin e kontakteve, çeqeve turistikë dhe karta krediti nga ana e qytetarit të shtetit të tretë. Deklaratën e marrjes në ngarkim, në rastin se ajo parashikohet në legjislacionin kombëtar, dhe, në rastin që qytetari do të pritet, letrën e garancisë nga personi që do ta presë, sipas mënyrës së përcaktuar në lëgjislacionin kombëtar, mund gjithashtu të japin një provë të zotërimit të mjeteve të mjaftueshëm të (mbi)jetesës;
4. Të mos të jetë i shenjuar në SIS (Sistemin e Informacionit Shengen) për mospranimin në tërritoret e shteteve anëtare të BE-së.
5. Të mos jetë i konsideruar një kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshmë, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një nga shteteve anëtare
E njëjta rregullore parashikon gjithashtu një listë, me synim sqarues/shëmbulli dhe jo përfundimat, disa dokumenta justifikues që policët kufitarë mund ti kërkojnë qytetarëve të vendeve të treta për të verifikuar respektimin e qëllimit të udhëtimit. Në veçanti, në lidhje më hyrjen në territorin e shteteve anëtare për motive tregëtie, shtesa I parashikon që policët kufitarë mund të kërkojnë:
1. Ftesën nga ana e një kompanie ose e një autoriteti për të marrë pjesë në takime, konferenca ose manifestime të karakterit tregëtar, industrial ose profesional;
2. Dokumenta të tjerë nga të cilët del qartësisht se bëhet fjalë për marrëdhënie tregëtie ose professionale
3. Në rast pjesëmarrje në panaire dhe kongrese, biletën respektive të hyrjes.
4. Udhëtim për tregëti
I huaji që ka hyra në Itali si rrjedhojë e lëshimit të një vize për tregëti mund të qendrojë në tërritorin kombëtar për një përiudhë të barabartë më atë të parashikuar nga vetë viza, që, sidoqoftë, nuk mund të jetë më shumë se tre muaj (artikulli 5, paragrafi 3 T.U.).
Duhet kujtuar se, ne kuadër të artikullit 1, ligji 28 Maj 2007 n. 68, i huaji qe do të qendrojë në Itali për qëllime tregëtie nuk ka nevojë për një leje qendrimi.
Në fuqi të dispozitës ligjore të sipërpërmendur, në fakt, nuk kërkohet më leja e qendrimit për qendrime të shkurtra, më pak se tre muaj, për motive vizitash, tregëtie, turizmi dhe studimit (për thellim shih skedën “Hyrje për qendrime të shkurtra për turizëm, vizita, studime dhe tregëti) duke qënë zëvendësuesi i njëjtë i deklarimit të qendrimit që duhet të tregohet nga i huaji në momentin e hyrjes tek agjentët e policisë kufitare, ose, në rastin e ardhjes nga vende të tjera të zonës Shengen, brenda tetë ditësh nga hyrja, kuestures së provincës në të cilën i huaji ndodhet.
I huaji është subjekt i masës administrative të përjashtimit:
a) Në rast të mos deklarimit të prezencës, përjashtu kur kjo varet nga një forcë madhore
b) Pasi të ketë bërë deklaratën e prezencës dhe të ketë qendruar në territorin e republikës për më shumë se tre muaj ose për përiudhën minimale të parashikuar në vizën e hyrjes (artikulli 1, paragrafi 3, ligji 28 Maj 2007, n. 68)
Si përfundim, lajmërohet se i huaji që zotëron një leje qendrimi për tregëti, nuk është i detyruar që të nënshkruhet në Shërbimin Shëndetësor kombëtar (artikulli 42, paragrafi 5, Rregullorja e zbatimit të T.U. të aprovuar me D.P.R./V.K.M. më 31 Gusht 199, nr 394).
Burimi:ASGI