Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat > viza per pune autonome: sipermarres, tregtar, artizan

Viza per pune autonome: sipermarres, tregtar, artizan

Publikuar 17.11.2008
  1. formular per vizen e hyrjes (kliko ketu)
  2. fotografi e afert ne kohe ne format dokumenti
  3. dokument udhetimi i vlefshem qe ta kete kohen e skadences te pakten 3 muaj me te madhe se ajo e vizes se kerkuar
  4. Deshmi ne lidhje me percaktimin e pergjithshem te burimeve ekonomike te nevojshme per aktivitetin sipermarres, tregtar ose artizanal qe do te ndermerret; duhet te jete e leshuar nga Dhoma e Tregtise kompetente per territorin ku do te zhvillohet aktiviteti. Keto burime ekonomike s’duhet te jene me te uleta se vlera vjetore e asistences sociale (4.962,36 euro)
  5. disponueshmeri ekonomike ne Itali, e mjaftueshme per te garantuar shumen e burimeve ekonomike te nevojshem qe percaktohen me piken 4
  6. mundesia e sigurimit te nje strehimi te pershtatshem qe mund te demonstrohet sipas modaliteteve te meposhtme:

i. kontrata e blerjes ose marrjes me qira te nje banese

ii. deklarate e leshuar sipas neneve 2 dhe 4 te ligjit 4.1.1968, nr15

iii. deklarate e leshuar sipas neneve te po atyre ligjeve nga nje qytetar italian ose i huaj qe banon sipas rregullave ne Itali; dhe kjo deklarate duhet te deshmoje se kerkuesit te vizes i eshte vene ne dispozicion nje strehim i pershtatshem qe i pergjigjet parametrave minimale te parashikuar ne ligjin rajonal per ndertesat publike

  1. demonstrimi i te ardhurave te fituara ne vitin e meparshem finaciar ne vendin e rezidences. Keto te ardhura duhet te jene me te medha se minimumi i parashikuar nga ligji per perjashtimin e interesave per shpenzimet shendetesore ( 8.400 euro)
  2. Autorizim nga Sporteli Unik kompetent per territorin.