Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat

Vazhdon deri në fund të korrikut sfida për biznesmenët e rinj

Publikuar 30.6.2006

Më tepër se 100 mijë euro vënë si çmim nga tre universitete piemonteze për projektet dhe sipërmarrjet më të veçanta e originale. Dhe kush fiton shkon në finalen e Udines.

Ka kohë deri në datën 18 korrik për shpikësit dhe kërkuesit e ndryshëm me ambicie për biznes. Kush ka në sirtar një projekt për ndonjë aktivitet biznesi të veçantë mund të marri pjesë në sfidën e lëshuar nga tre universitetet: si çmim më tepër se 100 mijë euro dhe fituesve u ofrohet marrja pjesë në Cmimin Kombëtar për Ide të Reja (Premio Nazionale per l'Innovazione), finalja kombëtare midis projekteve të biznesit, me përmbajtje të lartë njohëse, të lindura në ambientin universitar.

Start Cup Torino Piemonte , tashmë në vitin e dytë të saj, është gara rajonale për projekte biznesi të veçanta (innovativi) e promuovuar nga Politekniku i Torinos, Universiteti i Studimeve të Torinos dhe Universiteti i Piemontes Orientale "Amadeo Avogadro" me kontributin organizativ të Inkubatorëve përkatës të aktiveteteve të biznesit.

Në çmim edhe shumë shpërblime speciale, 10.000 euro për biznes planin e klasifikuar në vendin e parë, 7.000 për të dytin dhe 5.000 për të tretin. Piemontech, il Fondo di Capitale di Rischio (Fondi i rrezikut të investimit) për sipërmarrjet piemonteze, impenjohet të investojë 50.000 euro në aktivitetin e biznesit që e ka origjinën nga biznes plani i klasifikuar i pari.

Tre fituesit e Start Cup do marrin pjesë përveç kësaj edhe ne Cmimin Kombëtar për Idetë e Reja (Innovative), kupa e kampioneve të projekteve të biznesit të lindura në ambientin universitar.

Edizioni i IV i këtij Cmimi do të verë në garë projektet me përmbajtje të lartë idesh të reja fituese të "13 business plan competition" të organizuara në nivel lokal në 16 universitete pjesmarrëse. Finalja kombëtare do të zhvillohet në Udine në dhjetor; çmimi 60.000 euro për vendin e parë, 30.000 për vendin e dytë dhe 20.000 euro për vendin e tretë.

Përveç se do të garojnë për çmimet e vëna në dispozicion nga sponsorat, projektet më të vlefshme mund të hyjnë në inkubatorët dhe të shfrytëzojnë tutorazhin dhe shoqërimin, të vëna në dispozicion për nisjen, ngritjen dhe rritjen e aktivitetit të biznesit.

Rregullorja zyrtare e konkursit, modulet për kërkesat e pjesmarrjes dhe informacione të mëtejshme janë të disponueshme pranë zyrave të organizatorëve:


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)