Nga faqja web e Dhomes se Tregetise Torineze mund te shkarkohen falas, guidat ne 8 gjuhe(italisht, shqip, frengjisht, anglisht, spanjisht, rumanisht, gjuhe kineze dhe arabe) per biznesmenet e huaj. Keta udhezues, jane te konceptuar posaçerisht per kete kategori vitale te ekonomise italiane, nje nga shpresat kryesore, sipas shume specialisteve, per te dale nga periudha e rende e krizes aktuale.
Me shume se gjysma e 27 mije sipermarreseve te huaj ne Torino, eshte e organizuar ne biznese autonome individuale. Gati 90 % e te gjithe aktiviteteve jane hapur pas vitit 2000 dhe vetem gjate vitit 2008 rritja e bizneseve te te huajve ka qene rreth 12%. Numri me i madh i bizneseve te hapura eshte nga Europa Lindore (43,2 %).
Udhezuesit u japin pergjigje disa prej pyetjeve me te rendesishme per kedo qe do te filloje ose te drejtoje nje biznes ne Provincen e Torinos, por edhe ne provinca te tjera italjane. Ne brendesi te udhezuesve do gjeni pergjigje per pyetjet e meposhtme :
- Si te hapesh nje biznes artizanal
- Si te hapesh nje biznes individual
- Tregtia me shumice dhe me pakice
- Shperndarje dhe shitje per publikun te artikujve ushqimore dhe pijeve te ndryshme
- Sipermarresit e huaj: pergjigje per disa nga pyetjet me te shpeshta
Te gjithe udhezuesit mund te shkarkohen nga faqja web: www.to.camcom.it/stranieri.
Nderkohe mund te gjehen edhe prane Zyres se Relacioneve me Publikun te Dhomes se Tregetise ne via San Francesco da Paola 24 ne Torino.
Per informacione te metejshme:
Ufficio Stampa Camera di commercio di Torino
Tel. 011 571 6652/5
ufficio.stampa@to.camcom.it
www.to.camcom.it/comunicatistampa