faqja e pare > aktiviteti privat
Publikuar 23.10.2006
Në Itali regjistrohet një rritje e konsiderueshme e privatëve shqiptarë. Së bashku me ata romenë, ata kanë si karakteristikë të aktivitetit të tyre ndërtimin (për marokinët dhe kinezët karakteristikë është aktiviteti i shitjes me shumicë dhe pakicë)
Në Piemonte numri i privatëve shqiptare vjen i treti(2.285) pas marokinëve(5.186) dhe romenëve (3.325), ndërsa sipas regjistrit të aktiviteteve private numri i sipërmarrësve shqiptarë në Itali është 20.836 duke u renditur kështu të tretët ndër emigrantët e huaj mbas Marokut (42.384) dhe Kinës (33.694). Ajo që vihet re në këtë pesë vjeçarin e fundit është rritja disa herë e numrit të aktiviteteve private nga Romania dhe Shqipëria.
Aktiviteti privat në Itali paraqitet si një mundësi e favorshme që ndihmon integrimin e shpejtë të të huajit në vendin mikpritës, ndihmon ekonomikisht familjet emigrante dhe sjell efekte positive për ekonominë italiane.
Për imprenditorët e rinj ka shumë ente provinciale që ofrojnë asistencë nga hapat e para deri në aktivitetin e plotë të firmës private. Në provincën e Torinos zyrat e MIP prej vitesh shoqërojnë sipërmarësit e rinj në realizimin e ëndrrës së tyre.
Në këto zyra aspirantët për aktivitet privat mësojnë për ndihma dhe kredi të ndryshme që mund të përfitojnë në momentin e hapjes së aktivitetit si dhe të projekteve të ndryshme të kreditimit të aktiviteteve realizuar nga femrat, femrat emigrante ose kategori të tjera për të cilët ofrohet kredi e konsiderueshme (edhe me fond të humbur) dhe ndihma të tjera në ‘leasing’.
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)