Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat

Regjim i ri tatimor për sipërmarrës të vegjël

Publikuar 10.3.2008

Nje udhezues ne shqip si dhe ne gjuhe te tjera nga Agjencia e Taksave (Agenzia delle Entrate)

Zgjedhja e regjimit të zakonshëm
Taksapaguesit të konsideruar “minimi” mund të zgjedhin sidoqoftë të aplikojnë Iva e taksat me mënyrat e zakonshme. Zgjedhja , e vlefshme të paktën për 3 vjet, duhet të komunikohet me deklarimin e parë vjetor që duhet të bëjë mbas zgjedhjes së bërë. Mbas tre vetësh zgjedhja mbetet e vlefshme pr seicilin vit që vjen pas, deri kur vazhdon të mbetet aplikimi konkret i rregjimit normal. Zgjedhja e komunikuar për 2008 mund të anullohet me efekt nga periudha e tatimit të mëvonshëm.

Ndërprerja e Rregjimit Minimi:
• Nga viti mbas atij në të cilin nuk plotësohet edhe vetëm një kusht i kërkuar;
• Në po atë vit në të cilin fitimet ose shpërblimet e marra i kalojnë limitin e 45 mijë euro. Në rastin e fundit është e detyrueshme derdhja e Iva nepërmjet ndarjes së shumave të dokumentuara.

Sanksionet
Deklarimi i pasaktë i të dhënave për të përfituar nga rregjimi lehtësues përcakton ndërprerjen e tij dhe sanksionet e zakonshme rriten me 10 për qind nëse të ardhurat më të mëdha të vërtetuara i kalojnë 10 për qind ato të deklaruara.

Kliko ketu per te stampuar dhe shkarkuar miniguiden ne gjuhen shqipe.

INFORMAZIONE E ASISTENCË
Sito Internet
Për informacione, formular, normativa, shërbime on-line
www.agenziaentrate.gov.it

848.800.333 (shërbim automatik)

Cup - Rregjistrime e Takime

Për të rregjistruar një takim pranë zyrave të Agjencisë për të evituar pritjet e kota në sportele

199.126.003

(shërbimi automatik) aktiv 24 orë.

Qëndra e asistencës multicanale (CAM) per të rregjistruar një thirrje duke zgjedhur diten e orën

Për t'u lidhur me operatorët e Agjencise se Taksave
Nga e hëna deri të premten nga ora 9 deri në oren 17 e të shtunën nga ora 9 deri në orën 13 në numrat:
848.800.444 (shërbim me operator)
848.800.333 (shërbim automatik)
199.148.398 (numër për të kontatuar CAM me celular)


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)